Përvoja izraelite, Dr. Maurit Beeri në “Kongresin Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara” në Kosovë

Dr. Maurit Beeri, Drejtore e Përgjithshme në Qendrën e Rehabilitimit të Peadiatrisë dhe Adoleshentëve të Spitalit Alyn në Jerusalem, ishte përfaqësuese e Shtetit të Izraelit në “Kongresin botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara”, i pari i tillë në Republikën e Kosovës


Dr. Maurit Beeri, Drejtore e Përgjithshme në Qendrën e Rehabilitimit të Peadiatrisë dhe Adoleshentëve të Spitalit Alyn në Jerusalem, ishte përfaqësuese e Shtetit të Izraelit në “Kongresin botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara”, i pari i tillë në Republikën e Kosovës, nën organizimin e znj. Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën.

Dr. Beeri ishte paneliste ne temën “Implementimi dhe zbatimi i ligjeve për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”. Ajo foli për rrugëtimin e Izraelit drejt avancimit të standardeve për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara, theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në këtë fushë, duke përfshirë edhe angazhimin e personave me aftësi të kufizuara dhe/apo prindërve të tyre në poste drejtuese qeveritare. Dr. Beeri përmendi fakti që qeveria izraelite ka një ministre e cila përdor karrocë me rrota.

Mbi 150 persona me aftësi të kufizuara nga Kosova, zyrtarë shtetërorë, pjesëtarë të korit diplomatik në Kosovë, diplomatë nga mbarë bota dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile morën pjesë në këtë ngjarje të titulluar “Bashkë për gjithëpërfshirje dhe mirëqenie”.

Viti 2022 është shpallur zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara.

Shteti i Izraelit i ka dhuruar afro 100 karroca për personat me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023