Si u bë vrasës për llogari të Mossadit njeriu i besuar i Hitlerit

Historia e pabesueshme e Otto Skorzeny, nga një nazist i bindur në agjent të shërbimit izraelit


Ky është tamam një thriller i shërbimeve sekrete. Përpara 57 vitesh u zhduk pa gjurmë një shkencëtar raketash. Tashmë duket se është sqaruar fati i tij. Ai u vra për llogari të shërbimit sekret izraelit, Mossad.

Vrasësi ishte një nazist, një prej njerëzve më të besuar të Hitlerit. Duket e pabesueshme historia e Otto Skorzeny dhe shkencëtarit Heinz Krug. Por ajo është zbardhur tashmë falë gazetës së njohur izraelite, “Haaretz”, që i referohet burimeve të saj brenda Mossadit.

Ja si është historia:

Dr. Heinz Krug, që kishte punuar në kohën e nazistëve për legjendarin Wernher von Braun në programin e raketave, pas luftës do të prodhonte një raketë për Egjiptin.

Por më 11 shtator 1962, Dr. Krug, i njohur edhe si ‘Raketa Krug’ hipi me një të panjohur në një Mercedes 300 SE në Mynih. Më pas nuk u pa më. Izraeli donte me çdo kusht që të pengonte Egjiptin që të prodhonte një raketë. Mes vendeve mbizotëronte lufta dhe Izraeli i druhej një Holokausti të ri.

Por Dr. Krug i kishte besuar mikut të tij, Skorzeny. Ky i fundit ishte një mik i Hitlerit, kishte marrë prej tij Kryqin e Hekurt dhe Kryqin e Kalorësit. Skorzeny ishte ai që e solli Duçen në Mynih. Pas luftës, ai u arratis jashtë vendit.

Por Krug nuk e dinte se Skorzeny kishte ndërruar krah, por jo zanat. Tani punonte për Mossadin izraelit.

Ishte Skorzeny që u fut në Mercedes me Dr. Krug. Nga pas u vinte një makinë tjetër. “Janë truprojat e mia,” tha Skorzeny. Në një pyll, ai e ekzekutoi shkencëtarin. Pastaj tre agjentë të Mosadit i hodhën acid sipër trupit. Skorzeny vdiq nga kanceri në vitin 1975 në Madrid. Ai nuk dha kurrë llogari për krimet e tij./Bild

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.