Irani dënon me vdekje një tjetër protestues

Mohammed B., u dënua si i akuzuar për plagosje të forcave të sigurisë me armë. Deri tani janë ekzekutuar dy demonstrues


Gjykata e Lartë e Iranit konfirmoi një tjetër dënim me vdekje për një pjesëmarrës në protestat që kanë tronditur vendin që nga shtatori, duke e çuar numrin e personave të dënuar në më shumë se 20.

Burri, i identifikuar si Mohammed B., u dënua si i akuzuar për plagosje të forcave të sigurisë me një armë.

Sipas opinionit ligjor islamik në Iran, akuza ishte “luftë kundër Zotit”, e cila dënohet me vdekje.

Ai u akuzua gjithashtu për djegien e një ndërtese qeveritare.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë denoncuar në mënyrë të përsëritur procedurat e shkurtuara ligjore.

Pasi të konfirmohen nga Gjykata e Lartë, vendimet nuk mund të apelohen më.

Deri më tani, dy demonstrues janë ekzekutuar në Iran për përfshirjen e tyre në protesta. Sipas raporteve të mediave iraniane, më shumë se 20 protestues të tjerë janë në listën e dënimeve me vdekje të gjyqësorit.

Mbi 500 demonstrues janë vrarë në protesta, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Goditja e dhunshme ndaj protestuesve dhe veçanërisht dy ekzekutimet u dënuan brenda dhe jashtë vendit.

Në fundjavë, forcat e sigurisë në qytetin kurd të Jaëanrud në veriperëndim të vendit goditën përsëri me dhunë një shërbim funerali për protestuesit e vrarë.

Protestat mbarëkombëtare në Iran u shkaktuan nga vdekja e Jina Mahsa Amini në paraburgim më 16 shtator 2022.

Gruaja kurde iraniane ishte arrestuar nga e ashtuquajtura policia e moralit për shkelje të kodit islamik të veshjes së vendit. /REL

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.