Si u bë shërbimi inteligjent izraelit, një nga më efikasët në botë

U desh pak kohë që Mossad të shndërrohej në një pikë referemi në mbarë botën e spiunazhit


Nga Armin Tirana, Bota.al

Komuniteti i inteligjencës izraeliane doli nga një shërbim spiunazhi i quajtur Shai (një akronim për Sherut Yediot, fjalët hebraisht për “Shërbim Informacioni”). Ai qe dega e inteligjencës së Haganah, organizatës klandestine më të madhe të komunitetit hebre në Palestinë. Haganah dhe njësitë e ndryshme të saj, përfshi forcën goditëse, luftuan arabët palestinezë dhe britanikët deri sa këto të fundit u larguan më 14 maj të 1948.

Atë 30 qershor, një gjysmë duzine burrash të veshur me uniformë ushtarake arritën në zyrën e Shai-t në Tel Aviv. Ky qe një grup unik, në një situatë unike. Në mes të luftës së parë të tij, ndërsa shtetet fqinje arabe kishin pushtuar Izraelin e sapolindur, ata luftonin me gjetjen e mënyrave për të plotësuar kërkesat e sigurisë dhe mbrojtjes të vendit, duke ndërtuar njëkohësisht një demokraci jetëgjatë. Burrat që u mblodhën në atë ditë të shënuar të nxehtë e të lagësht qenë etërit themelues e agjencive sekrete që të bëheshin komuniteti izraelian i inteligjencës.

Ata kishin përvojë të madhe në operacione të fshehta: spiunazh, trafikim dhe grumbullim informacioni me të gjitha mënyrat, megjithëse mizore lufta kryesore për pavarësi sioniste. Disa kishin qenë aktivë me forcat britanike në Europë dhe Afrikën Veriore, në emër të mundjes së nazistëve.
Por kur vinte puna tek demokracia, ata vetëm kishin qenë vëzhgues dhe asnjëherë pjesëmarrës të plotë. Ata i kishin parë britanikët në punë, si operativë të inteligjencës që luftonin lëvizjet klandestine hebreje në Palestinë dhe si politikanë në Nënën e Demokracisë atje në Londër. Dhe i pëlqyen të dyja.

Megjithatë, problemi i tyre ishte se nuk kishte asnjë recetë të gatshme për mbrojtjen e një vendi në luftë pa i marrë nëpër këmbë vlerat demokratike të tij, veçanërisht në Lindje të Mesme, ku nocionet perëndimore nuk kishin asnjë mbështetës natyral.

Isser Be’eri, Komandanti i Shai-t, qëroi fytin për vëmendje. “Sapo vij nga një takim me ha-Zaken”—“Plakun”, tha ai, një referim për David Ben-Gurion, Kryeministrin e parë karizmatik të Izraelit, i cili gjithashtu po drejtonte luftën si Ministër i Mbrojtjes.

Oficerët e Shai-t në mënyrë të pavullnetshme u drejtuan një çikë më shumë, ndërkohë që një njoftim orakulli flokëbardhë i Izraelit dukej i afërt. Në moshën 62 vjeçare, Ben-Gurion ishte shtetari më i moshuar dhe fanari drejtues i vendit, pa përjashtuar asnjë.

Ben-Gurion sapo kish përfunduar së thëni shefit të Shai-t se mbrojtja e Izraelit duhej të përfshinte inteligjencën. Jo inteligjencë të mirë, por inteligjencë të madhe.

Shai, dega e inteligjencës e Haganah-it, do të asimilonte veten dhe grupe të tjera klandestine para shtetërore sioniste të tjera për të prodhuar disa agjenci në një komunitet. Fillimisht të gjitha do të mbanin emra që fillonin me Shin Mem — inicialet hebraishte për Sherut Modi’in (Shërbim Inteligjence), pasuar nga një shifër e vetme, si në stilin britanik të MI5 dhe MI6. Formalizimi i një strukture të re për komunitetin e inteligjencës do të kërkonte 8 muaj.

Më 8 shkurt të 1949, pak përpara zgjedhjeve të para të përgjithshme për Kneset, parlamentin izraelian, dhe përpara nënshkrimit të marrëveshjeve të armëpushimit me shtetet arabe, Ben-Gurion mblodhi këshilltarët kryesorë të tij dhe bëri zyrtare ndarjen e re të punës për agjencitë e sigurisë.

Funksionet civile dhe ushtarake do të ndaheshin dhe komuniteti ishte konceptuar që të përshtatej për një shtet modern që e kishte fituar luftën e tij për pavarësi. Ndarja e punës e Ben-Gurion ishte si më poshtë:

Inteligjenca ushtarake: Be’eri kishte njoftuar në qershor të 1948 se tash e prapa do të kryesonte agjencinë dominuese në komunitetin e rij, në të kohë i quajtur Departamenti i Inteligjencës së Ushtrisë. I njohur më pas Aman, akronimi për Agaf ha-Modi’in ose “Dega e Inteligjencës”, njësisë ju caktuan funksione të gjera, përfshi grumbullim informacioni lidhur me ushtritë arabe, censurimin e gazetave dhe radiove izraeliane, ruajtjen e sigurisë brenda ushtrisë izraeliane dhe një çikë kundërspiunazh.

Një shërbim sekret i brendshëm: Harel, një veteran i Shai-t, do të ishte drejtor i agjencisë që do të quhej Shabak, një akronim për Sherut ha-Bitachon ha-Klali ose “Shërbimi i Sigurisë së Përgjithshme”. Më pas, inicialet e tij në anglisht do të thonin “Agjencia e Sigurisë së Izraelit”, por rëndom u bë i njohur në mbarë botën prej dy inicialeve të para hebraisht të tij si Shin Bet.

Harel më pas do e ndryshonte emrin e tij nga Isser Halperin. I lindur në Rusi në vitin 1912, ai mbërriti në Palestinën para shtetërore në 1930 dhe doli vullnetar entuziast që të ishte luftëtar klandestin. Specialiteti i tij në Shai ishte survejimi i hebrenjve të djathtë që refuzonin autoritetin e Ben-Gurion dhe Haganah. Qënia në krye të Shin Bet i përshtatej mjaft mirë, pasi ai i shikonte armiqtë brenda kufijve të Izraelit po aq të rrezikshëm sa ata jashtë tij.

Agjencia u ngarkua në fillim me detyra të shumta që përfshinin kapjen e spiunëve të huaj dhe spiunimin e qytetarëve izraelianë të konsideruar si të dyshimtë, kryesisht minoranca arabe. Bile për një periudhë të shkurtër kohe Shin Bet kishte në ngarkim të gjitha burgjet, ashtu si dhe sigurinë e të gjitha ndërtesave qeveritare, me një fokusim special në laboratorët e armëve dhe fabrikat e armëve.

Përgjegjësia e fundit ju transferua brenda pak viteve më pas një njësie sigurie brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Ekzistenca e kësaj njësie nuk u zbulua për më shumë se tri dekada, kur doli në dritën e diellit nën emrin Lakam, një akronim për Lishka le-Kishrei Mada, Zyra e Komunikimit Shkencor. Qe pikërisht Lakam, me Eitan si shefin e saj në mesin e viteve Tetëdhjetë, që menaxhoi Pollard dhe shkaktoi tension të jashtëzakonshëm me aleatin jetik të Izraelit, Amerikën.

Një shërbim inteligjence të jashtme: Spiunazhi jashtë Izraelit do të ishte në duart e Departamentit Politik të Ministrisë së Jashtme. Dy vjet më pas, në 1951, ai do të transformohej në Mossad, nën drejtimin e Reuven Shiloah. Një njeri që i ruante sekretet për nga natyra, ai caktoi prioritetet që u bënë tipari dallues jetëgjatë i inteligjencës izraeliane. Shiloah dekretoi që Mossad do të duhej të vendoste operativë në vendet arabe dhe se agjencitë izraeliane kishin detyrim që të shërbenin si mbrojtës hebreo – sionistë të njerëzve të tyre anembanë botës. Gjithashtu Shiloah këmbënguli në zhvillimin e teknologjisë moderne, duke qëndruar në të njëjtin hap me më të fundit e metodave të spiunazhit nëpërmjet ruajtjes së lidhjeve me agjencitë mike në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Një shërbim emigracioni klandestin: Ha-Mossad le-Aliyah Bet, “Instituti për Aliyah B”, do të vazhdonte rolin e tij nga periudha përpara pavarësisë së Izraelit. Pavarësisht fjalës Mossad në emrin e tij, ky institut nuk qe aspak pjesë e agjencisë së famshme të spiunazhit të jashtëm.

Në fillimet e viteve Pesëdhjetë, Aliyah B do të shpërbëhej në një proces kontradiktor që i pa të ndara disa prej funksioneve të tij: disa për një njësi të quajtur Bitzur brenda Mossad-it të ri dhe disa për një agjenci të re të quajtur Nativ.

Në vitet e para të tij, komuniteti embrional i inteligjencës qe i paaftë. Kjo përfshin rastin e vetëm në të cilën një i dyshuar izraelian u dënua qëllimisht me vdekje dhe kjo ndodhi tamam në ditët në të cilën qenë organizuar linjat vepruese e komunitetit të inteligjencës: 30 qershor 1948.

Sipas udhëzimeve të shefit të inteligjencës ushtarake Be’eri, Kapiteni Meir Toubiansky u akuzua se po spiunonte për britanikët dhe jordanezët. Pa asnjë avokat apo konsiderim real të mohimeve të tij, Toubiansky u ekzekutua nga një skuadër pushkatimi. Tri oficerë inteligjence qenë prokurorët, gjykatësit dhe ekzekutuesit.

Do të duheshin pak vite deri kur Ben-Gurion ta pranonte padrejtësinë, duke e rehabilituar reputacionin e Toubiansky dhe duke e kompensuar familjen e tij.

Paaftësitë më të mëdha të kësaj periudhe të hershme përfshinin gjithashtu një episod absurd në të cilin spiunët e Izraelit bënë grevë. Në atë që quajt Revolta e Spiunëve, punonjësit e Departamentit Politik të Ministrisë së Jashtme refuzuan që të lëviznin në Mossad-in e ri të Reuven Shiloah.

Me mbështetjen e plotë të Kryeministrit, Shiloah u përgjigj me riorganizimin e funksioneve të inteligjencës për të përjashtuar profesionistët e Ministrisë së Jashtme. Emërimet speciale u bënë qëllimi i vetëm i Aman-it, që krijoi shpejt një njësi sekrete ushtarake për të vendosur agjentë në vendet arabe.

Megjithatë, në më pak se dy vjet, u bë e qartë se Shiloah, megjithëse brilant, nuk ishte i prerë për të qenë administrator. Në shtator të 1952 ai u zëvendësua nga Harel, i cili kishte qenë goxha i zënë me detyrat e tij e sigurisë së brendshme.

Etika e punës dhe integriteti moral i Harel e kishin impresionuar Kryeministrin, i cili besonte se kishte gjetur njeriun e duhur për një detyrë akoma jo të kuptuar plotësisht. Duke pasur përgjegjësi për Shin Bet brenda vendit dhe Mossad jashtë tij, Harel u bë shefi suprem i inteligjencës izraeliane.

Ai mbante një titull unik: Memuneh, “Njeriu Përgjegjës” i komunitetit të inteligjencës. Megjithëse Amos Manor u bë kreu titullar i Shin Bet, ai përkulej përpara vjetërsisë së Harel.

Në shpërblim, Memuneh shfaqi besnikëri të pakushtëzuar dhe ra dakord që të merrte përsipër pothuajse gjithçka për qeverinë. Në të vërtetë, me kërkesën e Ben-Gurion, kjo përfshinte përdorimin e agjencive të inteligjencës si mjete politike për partinë në pushtet Mapai. Ndërsa etërit themelues të Izraelit besonin tek demokracia, ata kishin gjithashtu zakonin e palëkundur e identifikimit të interesave politike të tyre me ato të shtetit.

Vendi vetëm sapo e fillonte marshimin e tij të gjatë larg nga zakonet klandestine e nëndheut hebre që luftonte për pavarësi. Midis shumicës së gjerë të izraelianëve, partia Mapai ishte praktikisht sinonim me shtetin. Sigurisht që ajo kontrollonte shumicën e institucioneve të tij: fabrikat industriale, sindikatat, hierarkinë ushtarake dhe komunitetin e inteligjencës.

Harel ishte i lumtur t’i shërbente partisë në pushtet, por disa prej operativëve të tij ishin ngurrues në zbatimin e udhëzimeve dukshëm të çuditshëm. Një ditë do të ishin duke luftuar kontrabandistët e tregut të zi; në një tjetër do të përpiqeshin që të gjenin dhe arrestonin subversivë dhe pastaj do t’i bashkoheshin oficerëve të inteligjencës ushtarake të Aman-it në hapjen e mijërave letrave nga jashtë, duke shpresuar që të kapnin para kontrabandë.

Në kërkimin për subversion, Ben-Gurion dhe Mapai i tij morën një qëndrim të thjeshtë bazuar në besimin se “ata që nuk janë me ne janë kundër nesh”. Kështu, Harel urdhëroi operativët e Shin Bet që të infiltronin partitë e tjera politike të Izraelit. Shumë prej tyre as nuk e çanë kokën se po bënin një gjë të tillë.

Harel po vepronte më shumë si një polici sekrete e stilit sovjetik më shumë sesa një agjenci inteligjence profesioniste në një shtet demokratik. Ai spiunonte partitë e krahut të djathtë, fanatikët fetarë dhe vendoste mikrofonë në zyrat e drejtuesve të një partie të krahut të djathtë. Ai i interpretonte mosmarrëveshjet politike, nganjëherë të nxehta, si subversive dhe të rrezikshme për shtetin.

Manor, që kish qenë në Izrael prej vetëm pak vitesh dhe fliste hebraisht me theksin e Hungarisë ku kish lindur, u përshtat më shumë me vlerat e një vendi të lirë, ai i urdhëroi agjentët e Shin Bet që të ndalonin spiunimin e entiteteve politike dhe shkatërroi arkivat e thashethemeve dhe informacioneve të tjera rreth kundërshtarëve të Ben-Gurion.

U desh pak kohë, por vazhdoi që ta bëjë Shin Bet shumë më profesionist. Agjencia u bë e aftë në zbulimin e tradhtisë si nga izraelianët, ashtu dhe nga spiunët e huaj të vendosur brenda shoqërisë izraeliane.

Arritja më e madhe e Harel erdhi si një rrjedhojë e papritur e spiunazhit nga ana e izraelianëve brenda më të madhit të vendeve fqinje arabe, Egjiptit. Aksionet e Aman qenë larg nga të lavdishmet dhe dështuan që ta destabilizojnë tokën e piramidave.

Në verën e 1954, një pjesë jashtëzakonisht sekrete e inteligjencës ushtarake e specializuar në sabotazh, Unit 131, nisi një seri misionesh në Egjipt që izraelianët më pas do ta quanin Esek Bish: Rotten Affair.

Në zemër të tyre ishte një përpjekje për të futur një pykë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë e Francës nga njëra anë dhe Egjiptit, i udhëhequr nga Presidenti karizmatik Gamal Abdel Nasser nga ana tjetër. Izraeli vendosi që të vendosë bomba anembanë Egjiptit në një përpjekje për ta bërë vendin që të dukej si një partner i paqëndrueshëm dhe jo i besueshëm për Perëndimin. Izraeli shpresonte që të provokonte Britaninë në rimendimin e vendimit të saj për t’i tërhequr forcat nga Kanali i Suezit.

Unit 131 rekrutoi studentë hebrenj egjiptianë idealistë që donin të ndihmonin Izraelin dhe që shpresonin të vendoseshin atje një ditë. Ata qenë udhëzuar që të përdornin bomba të bëra vetë për të sulmuar institucionet amerikane dhe britanike në Egjipt. Aman e quajti këtë Operation Susannah.

Të rinjtë egjiptianë qenë të paaftë dhe, duke rënë si dominotë, ata u arrestuan shumë shpejt njëri pas tjetrit. Izraeli nuk pranoi asnjë përgjegjësi. Dy prej tyre u varën dhe disave ju dhanë burgime të gjata.

Me një ndjenjë të fortë për mosbesnikërinë, Harel dyshoi fuqishëm se rrjeti qe tradhtuar nga kryeoperativi i Aman, Avri El-Ad. Harel ndoqi instinktet e tij dhe gjeti se El-Ad po fshihej në Gjermani. Ekipi operacional i përbashkët Mossad – Shin Bet hyri në veprim, duke udhëtuar në vendndodhjen e El-Ad dhe duke e joshur që të kthehej në Izrael.

El-Ad refuzoi ta pranonte se i kish tradhtuar hebrenjtë egjiptianë dhe, në të vërtetë, nuk kishte asnjë provë për të. Kështu, në një gjyq izraelian që kërkonte fshehtësi totale, ai u dënua pse kish kontakte të paautorizuara me inteligjencën egjiptiane dhe u dënua me 10 vjet burg.

Një tjetër kapje e rëndësishme spiuni nga Harel qe Ze’ev Avni. Ai kishte ardhur nga Zvicra gjatë luftës së pavarësisë në 1948 dhe kishte arritur të gjente punë në Ministrinë e Jashtme me lehtësi të pabesueshme.

Në mesin e viteve Pesëdhjetë, Avni ishte emëruar në ambasadën izraeliane në Beograd. Atje, ai i shkaktoi dëm të madh sigurisë kombëtare nga mbledhja e të gjitha kodeve të përdorura nga Ministria e Jashtme dhe dhënia e tyre KGB-së.

Punëdhënësit e tij nuk e dinin se Avni ishte një agjent i stërvitur i KGB-së, që u shërbente padronëve të tij në Moskë për shkak të besimit të tij në vëllazërinë komuniste mbarëbotërore. Edhe Mossad nuk kishte dijeni lidhur me këtë fakt. Në fakt, ai e përdorte Avni në mënyrë të herëpashershme për të rekrutuar jugosllavë dhe të huaj në Beograd për të bërë spiunazh për Izraelin. Më pas Avni filloi t’i nxiste shefat e Mossad që ta transferonin jashtë Ministrisë së Jashtme në mënyrë që të punonte në spiunazh me kohë të plotë.

Duke i mbikëqyrur dosjet e personelit me instinktet e tij të kundërspiunazhit të mprehura mjaft mirë, Harel gjeti arsye ta dyshonte Avni dhe entuziazmin e tij për të punuar jashtë orarit.

Qartazi, mënyra më e mirë për ta sjellë Avni në Tel Aviv ishte që të pretendohej se i ofrohej një punë në Mossad. Në prill të 1956, aspak në dijeni se ishte në bela, Avni fluturoi drejt atdheut dhe u arrestua nga Shin Bet i Harel dhe i Manor. I marrë në pyetje, komunisti i përkushtuar fillimisht refuzoi të bashkëpunonte. Shin Bet nuk kishte asnjë provë kundër tij, kështu që i duhej një pohim prej tij.

Si lëvizje përfundimtare të dëshpëruar, Manor i tregoi të dyshuarit artikuj rreth një fjalimi sekret të mbajtur nga lideri sovjetik Nikita Khrushchev. Avni nuk e dinte se teksti origjinal ishte siguruar vetëm disa ditë më parë, nga njerëzit e Manor në Evropën Lindore, një goditje inteligjence që e mrekulloi CIA-n. Fjalimi zbulonte shumë prej tmerreve të diktaturës së Stalinit, mjaftueshëm sa të trondiste marksistët më të zjarrtë.

Në fund, fjalimi i Khrushchev e theu Avni. Hetuesve të Shin Bet nuk u mbeti gjë tjetër veçse të habiteshin nga zhgënjimi i menjëhershëm i tij ndaj komunizmit sovjetik. Ai rrëfeu gjithçka rreth karrierës së tij si agjent i KGB-së dhe përmendi emrat e kontakteve të tij, një “debriefing” që izraelianët e gjetën mjaft të dobishëm. Tani, Harel mësoi se rusët po përpiqeshin të fusnin spiunë në shtetin hebre. Avni qe aq bashkëpunues sa që pasi u dënua me 15 vjet burg, u vendos si informator i Shin Bet në një qeli me të dyshuar të tjerë si tradhtarë.

Dukshëm që Harel po ndeshej me qenie njerëzore tejet të pazakonta, miq dhe armiq. Midis stafit të inteligjencës së tij, ai bëri maksimumin për të frymëzuar krenari të qenin në një vëllazëri ekskluzive. “Ju jeni krijesa të rralla në një xhungël të egër”, u komentonte vartësve të tij.
Duke qenë krejtësisht njerëzore, ata e shijonin lavdërimin e thënë në mënyrë të çuditshme. Sigurisht që nuk qenë në lojën e spiunazhit për para.

Rrogat e paguara punonjësve të Shin Bet dhe Mossad qenë në linjë me ato të paguara nëpunësve publikë të thjeshtë në Izrael – të ulëta sipas standardeve perëndimore, por ato dyfishoheshin për operativë në shërbim të jashtëm. Puna ishte kërkuese, e rrezikshme dhe orari i pakufizuar. Më së paku, Harel mund të siguronte që operativët e tij ta shikonin veten si specie të mbrojtura.

Gjithashtu, agjentët e tij e dinin se udhëtimet jashtë vendit, një luks i rrallë në ato ditë për izraelianët, qenë midis bene fiteve plus të punës së tyre. Ata që punonin në degën mbështetëse, jo normalisht në terren, qenë gjithashtu të kualifikuar për ta gëzuar këtë be nefit. Herëpasëhere, teknikë, mekanikë dhe sekretarë dërgoheshin jashtë me misione që nuk kërkonin ndonjë kualifikim specifik, si për shembull të vepronin si korrierë apo për roje.

Në shpërblim, Harel kërkonte besnikëri totale dhe përkushtim të mëtejshëm ndaj detyrave. Vetë Hareli ishte shembull: puno, mos harxho. Në vend të hoteleve të kushtueshme apo ngrënieve në restorante luksoze, ai do të zgjidhte alternativa më të lira dhe më asketike, edhe teksa udhëtonte shpesh në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikë të Jugut.

Mëkati më i keq ishte të gënjeje. “Ata na stërvisin që të gënjejmë, të vjedhim dhe të fabrikojmë skema kundër armiqve tanë”, shpjegon një operativ i lartë në Mossad, “por ne nuk mund t’i lejojmë këto gjëra që të na korruptojnë. Ne jemi të detyruar që të shikojmë në to në mënyrë që standardet tona morale të mbesin të larta”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.