Lindi si ide në plazh, sot platforma Wix e uebsajteve arkëton 1.27 miliardë dollarë në vit

Tre shokë: Avishai Abrahami, Nadav Abrahami dhe Giora Kaplan krijuan në vitin 2006 platformën për krijimin e faqeve


17 vjet më parë, 2006, tre shokë: Avishai Abrahami, Nadav Abrahami dhe Giora Kaplan ishin duke shijuar rrezet e diellit në plazhin e Tel Avivit.

Teksa ndjenin vështirësi për të ndërtuar faqen e tyre – shumë frustuese dhe tepër e kushtueshme në atë kohë, tre shokët “IT” patën idenë e ndërtimit të një platforme, që do të ndihmonte këdo që dëshironte të ndërtonte faqen e tij, pa pasur nevojë për aftësi kodimi dhe dizajni dhe t’i jepnin formën që ata donin.

Wix lindi në 5 qershor 2006 dhe ndryshoi përgjithmonë mënyrën sesi njerëzit mund të krijojnë faqet e tyre. Në prill të 2009, Wix kishte 1 milion përdorues, ndërsa në 2018: 125 milionë përdorues nga 190 vende të ndryshme.

Sipas W3Techs, Wix përdoret nga 2.3% e 10 milionë faqeve të internetit më të mira.

Së bashku me selinë dhe zyrat e tjera në Izrael, Wix ka gjithashtu zyra në Brazil, Kanada, Gjermani, Indi, Irlandë, Japoni, Lituani, Poloni, Holandë, Shtetet e Bashkuara, Ukrainë dhe Singapor dhe ka rreth 6000 pnonjës, me të cilët ndahen edhe një pjesë të fitimeve.

Kompania bëri të ditur se, për çdo 100 mijë përdoruese ajo mundi të gjenerojë 165 milionë dollarë në harkun e tetë muajve, në shkurt 2007.

Gjithkush mund të ndërtojë një faqe internetit shumë thjesht me platformën Wix, e cila u lejon përdoruesve të krijojnë faqe interneti – në desktop dhe mobile – përmes “veglave” online me metodën “drag dhe drop”.

Përdoruesit e Wix mund të shtojnë funksionalite të tilla si plagine të rrjeteve sociale, e-komerce, marketim online dhe forume komuniteti në faqet e tyre, duke përdorur një gamë të gjerë të aplikacioneve të palëve të treat.

Sot, Wix ka një sërë produktesh Wix Stores, Wix Bookings, Wix Hotel, Wix Restaurants, Wix Video, Wix Music, Wix ShoutOut dhe arkëton mbi 290 milionë dollarë, parashikohet të arrijë në 595 milionë dollarë dhe është e listuar në bursën e Nju Jorkut, Nasdaq, teksa tregu i ndërtimit të faqeve të internetit arrin në 300 miliardë dollarë.

Në tremujorin e parë të këtij viti kompania Wix ka gjendje “cash” 266 milionë dollarë. Vlera e kompanisë ka arritur në 4.5 miliardë dollarë, sipas portalit ekonomik izraelit, Globes.co.il.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023