Promovon shqiptarët për shpëtimin e Hebrenjve, “Çertifikatë Mirënjohje” për Alan Schneider

Ambasada e Shqipërisë në Izrael nderoi me “Çertifikatë Mirënjohje”, Alan Schneider, Drejtorin e Bnai Brith Jerusalem


Ambasada e Shqipërisë në Izrael nderoi me “Çertifikatë Mirënjohje”, Alan Schneider, Drejtorin e Bnai Brith World Center Jerusalem, për kontributin e tij të çmuar në promovimin përmes Edukimit të Rinisë/botimit të librit që tregon historinë dhe shembullin shqiptar në shpëtimin e popullsisë së saj hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Çertifikatën e Mirënjohjes” ia dorëzoi ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

Postimi i Ambasadës shqiptare në Izrael

Takimi i mrekullueshëm me Drejtorin e Bnai Brith World Center Jerusalem, Alan Schneider. Shumë mirënjohës për kontributin e tij të çmuar në promovimin përmes Edukimit të Rinisë/botimit të librit që tregon historinë dhe shembullin shqiptar në shpëtimin e popullsisë së saj hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Alan Schneider është marrësi i çmimit B’nai B’rith Bisno në vitin 1996 për ekselencë të jashtëzakonshme profesionale. Ai ka iniciuar shumë projekte inovative në Izrael dhe përpjekje bashkëpunuese me anëtarët e B’nai B’rith në mbarë botën.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike