Presidenti Herzog: Izraeli i është mirënjohës popullit shqiptar!

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, videomesazh Kuvendit ku shpreh mbështetjen ndaj Shqipërisë


Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar ditën e sotme në kujtim të viktimave të Holokaustit. Seanca nisi me një nderim, teksa deputetët mbajtën edhe një minutë heshtje.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër semitizmit.

“Lufta kundër anti semetizmit nuk mbron vetëm një komb por është pjesë e projektit për një botë me paqe dhe mirësi. Të nderuar kolegë këtë seancë plenare e përshëndet dhe presidenti i Izraelit. Ai shpreh mirënjohjen e shtetit të tij, për seancën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Ai vlerëson lidhjet e forta mes dy vendeve.

Presidenti rikonfirmon mbështetjen e izraelit për përballimin e sulmeve të egra ndaj Shqipërisë. Ju bëj me dije se edhe presidenti ynë Begaj i është drejtuar kësaj seance me një letër e cila iu është vënë të gjithëve në dispozicion”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër edhe presidenti izraelit kishte dërguar një videomesazh ku shprehte mbështetjen ndaj Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike nga Irani.

“Izraeli do të jetë mirënjohës popullit shqiptar për mbështetjen. Në shumë mënyra Shqipëria është një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të Holokaustit dhe luftimin e anti semetizmit. Ka ende shumë punë për të bërë.

Jemi dëshmitarë të rritjes së anti semetizmit në mbarë botën. Hebrenjtë nuk ndihen të sigurt në mbarë botën. Izraeli si shtëpia e popullit hebre veçohet në forumet ndërkombëtare. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një vend si Irani kërcënon se do të shkatërrojë Izraelin. Shqipëria përjetoi sjelljen brutale të Iranit. Duhet të punojmë bashkë për një botë të sigurt dhe më të mirë”, tha ai.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit