Kryerabini Yoel Kaplan: Lutem çdo ditë për Shqipërinë!

Gazeta “Izraeli Sot” zhvilloi një intervistë me kryerabinin Yoel Kaplan, në lidhje projektet e “Chabad Albania” në Shqipëri.


Tre vite më parë (18-19 nëntor 2019),  në Tiranë u zhvillua konferenca ndërkombëtare dyditore “Feja si instrument paqeje” , e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) dhe Presidenca e Shqipërisë.

Në atë konferencë, përveç Presidentit të asaj kohe të Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ambasadorit Amerikan për Liritë Fetare në botë, Sam Brownback, liderve të komuniteteve fetare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, ishte i pranishëm dhe mbajti fjalën edhe Yoel Kaplan, prej 13 vitesh i emëruar si kryerabin i Shqipërisë.

Duke kujtuar atë konferencë të suksesshme të tre viteve më parë, gazeta online “Izraeli Sot” zhvilloi një intervistë me kryerabinin Yoel Kaplan, në lidhje me konferencën, sinagogën dhe projektet  e “Chabad Albania” në Shqipëri.

Rabin Yoel Kaplan, ju morët pjesë në konferencën ndërkombëtare “Feja si një Instrument për Paqen”, me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Çfarë mesazhesh dha ajo?

Ideja për mbajtjen e konferencës  “Feja si një Instrument për Paqen” në Tiranë ishte një gjë shumë e mirë dhe me të vërtetë diçka speciale. E konsideroj kështu pasi, veçanërisht në Shqipëri, fjala “paqe” ka një kuptim unik. Në të gjithë botën ne mund të themi “paqe”, në rregull, por në Shqipëri ajo shoqërohet edhe me vlera të tjera. Ju keni këtu fjalën “besa”. Besa do të thotë shumë, se çfarë do të thotë paqe. Besa do të thotë të keni paqe. Mund të thotë të bëjmë paqe, por në Shqipëri do të thotë ta bësh atë në fakt. Pikërisht, këtu bazohej edhe fjala ime e mbajtur gjatë konferencës. Kjo është gjëja unike special në Shqipëri dhe këtë duhet ta themi me zë të lartë. Feja është një instrument për paqen, por në Shqipëri, kjo është veçanërisht për shkak të “Besës”. Besa është instrumenti. Ishim të pranishme në konferencë përfaqësues nga të gjitha religjionet dhe kjo ishte me të vërtete shumë emocionuese për mua. Ishin të pranishëm liderë të ndryshëm ng të gjitha spektret politike në Shqipëri, presidenti i vendit, ambasadorë, por edhe nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, ambasadori Amerikan për Liritë Fetare në botë Sam Broënback. Ishte me të vërtetë speciale.

 

 

Së bashku edhe me drejtues të komuniteteve të tjera fetare nga Shqipëria dhe rajoni ku vizituat kishën dhe xhaminë në Shkodër…  

Po, ditën tjetër të konferencë të gjitha religjionet vizituam Shkodrën, një qytet shumë i njohur për harmoninë fetare. Ishte me të vërtete shumë emocionuese. U lutëm aty, u kapëm dorë për dore të gjithë, dhe kjo ishte shumë e veçantë. Mendoj se të gjithë ne liderit e komuniteteve fetare morëm pjesën në një event shumë special.

 

 

Ju patët një takim të veçantë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë konferencës. Çfarë diskutuat me të?

Po, ishte një takim i shkurtër, por shumë i këndshëm. Ne diskutuam në lidhjen me të ardhmen e hebrenjve në Shqipëri. Ishte me të vërtetë e këndshme ta dëgjoja që, ai ishte shumë interesuar për këtë, se çfarë do të thosht të ishte hebre dhe se si unë e shikoja atë si rabin. Në të vërtetë unë lutem çdo ditë për Shqipërinë, për të mirën e saj dhe Shqipëria po ecën në një rrugë të mbarë.

Cilat janë planet e “Chabad Albania” në të ardhmen?

Ne kemi një të kaluar shumë pozitive në Shqipëri, por e ardhmja do të jetë padyshim më e mirë. Ne kemi ravijëzuar tashmë disa plane, që do të konkretizohen. Unë jam këtu, si kryerabini i Shqipërisë, prej rreth dhjetë vitesh, duke u përpjekur të bashkoj hebrenjtë, apo nevojat e hebrenjve dhe duke u përpjekur të jem lideri i hebrenjve këtu. Ok, ky vend nuk ka shumë hebrenj, por gjithçka ka të bëjë me mënyrën sesi ju i përfaqësoni dhe i bëni të njohur ata. Kështu që, nuk ka rëndësi fakti se sa jeni në numër. Ajo që ata bëjnë. Ne kemi pasur një sinagogë të vogël në Bllok që u mbyll, një dhomë për t’u lutur, ndërkohë që po bëjmë një të madhe, në qendër, ku organizojmë seder. Kemi krijuar edhe një qendër kulturore hebraike, një institut që merret me judaizmin në Shqipëri, por edhe organizimin e kurseve gjuhësore për fëmijët, kjo jo vetëm për hebrenjtë, por dhe për të gjitha religjionet, për të treguar se çfarë do të thotë judaizmi, të zhvillojmë orë mësimore në gjuhën hebraik, të njihen me jetën e hebrenjve, të marrin informacion mbi Izraelin, etj. Të ndihen të lidhur me kulturën hebraike apo rrënjët hebraike. Unë do të bashkëpunoj me Presidentin dhe Kryeministrin, për të parë se çfarë mund të bëjmë më shumë për hebrenjtë këtu.

Komuniteti hebre dhe ju personalisht keni organizuar disa festa hebraike në Tiranë…

E fundit që kemi organizuar në Tiranë ka qenë me rastin e festës së Yom Kipur, por në ta kaluarën kemi organizuar thuajse për të gjitha festat fetare hebraike. Zhvilluam ritet fetare, ndezëm menoran shandanin hebraike. Me rastin e festës Hanukah kemi ndezur qirinjtë, dhe me të vërtetë ka qenë shumë bukur për të gjithë.

Ju jeni i pranishëm në vizitat zyrtare të personaliteteve më të larta shqiptare, si presidenti, kryeministri, apo ministra në Izrael. Cili është misioni juaj?

Po, është e vërtetë. Është një kërkesë e shtetit të Izraelit të jem i pranishëm dhe të lutem për ta, edhe si rabin i Shqipërisë. Unë nuk përfshihem në çështjet politike të vizitës, por e shoh nga ana kulturore dhe fetare edhe si rabin i Shqipërisë. Kur vjen presidenti apo kryeministri unë lutem për Shqipërinë.

Faleminderit!

 

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita e Holokaustit, Begaj: Krenar për vlerat e popullit shqiptar në mbrojtjen humanizmit

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.