Autoriteti i Dosjeve hap arkivat e ish-Sigurimit për Hebrenjtë

“Sfidat e mësimdhënies së historisë dhe roli i shqiptarëve në shmangien e ndikimit të Holokaustit në Shqipëri dhe Kosovë”


Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit me praninë e trupit diplomatik, partnerëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, mësuesve të historisë dhe edukimit qytetarë, kërkuesve shkencorë dhe medias zhvilluan aktivitetin me temë: “Sfidat e mësimdhënies së historisë dhe roli i shqiptarëve në shmangien e ndikimit të Holokaustit në Shqipëri dhe Kosovë”.  Me këtë rast u ekspozuan një sërë dokumentesh të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit për hebrenjtë.

Marrëdhënia me të vërtetën historike, rëndësia e të njohurit me dokumentet arkivore në mësimdhënien e historisë; Kontributi i shqiptarëve etnikë për shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti; si dhe Qëndrimi i shtetit shqiptar, nën dritën e dokumenteve arkivore mbi riatdhesimin e hebrenjve në fillim të viteve 90-të, në dosjet që ish-Sigurimi i Shtetit, ishin temat kryesore për të cilat u diskutua.

Kryetarja e Autorititetit, Gentiana Sula, e vendosi theksin tek përcaktimi i disa piketave në programet e kujtesës në kurrikulat mësimore.

“Ne shohim shumë pararele me historinë tragjike të hebrenjve, me menyrën se si u trajtuan si njerëzit gjatë periudhës jo tolerante, me ideologji ekstreme gjatë periudhës së komunizmit. Ajo që ne mësojmë nga Holokaust, është se si disa institucione mundet me gjithë qëllimet e mira të degradojnë, duke sulmuar qytetarët e vet. Kjo në fakt, është një ngjarje ë na tingëllon familjare.

Indiferentizmi shkakton dehumanizmin. Vihet re shumë njerëz gjejnë zgjidhje të vogla dhe të thjeshta. Sot ajo që ne mësojmë nga Holokausti, nga e kaluara, është se njerëzimi mbarë adoptoi standardet e reja, me miratimin e Konventës Kundër Gjenocidit, ngritja e Tribunalit për Krimet Kundër Njerëzimit, vetë përkujtimi i Holokaustit si datë historike buroi nga kjo tragjedi e madhe.

Dhe ne besojmë se në punën të përditshme, ato viktima, ato dhimbje, ato sakrifica qe nderojmë dhe i respektojmë duhe të sjellin një më të mirë, që shoqërinë tonë ta ngrejmë në një stadard më të lartë drejt humanizmit, mosdiskriminimit dhe vendosje së drejtësisë”.

Në përfundim, kryetarja Sula falënderoi mësuesit e historisë dhe pedagogët, dhe e konsideroi këtë konferencë si një hap i parë me punën edukative me të rinjtë.

Terrorizmi, antisemitizmi, nazizmi, fashizmi, stalinizmi, enverizmi – kanë lindur nga padituria, mosnjohja, frika për të pranuar tjetrin, të ndryshmin nga ne. Hebrenjtë dhe shqiptarët kanë disa tipare të ngjashme me njëri-tjetrin dhe një histori të pashembullt vuajtjesh, sprovash, por mbi të gjitha, një histori triumfi ndaj padrejtësive dhe mbijetese kombëtare.

Në këtë takim, ligjërata kryesore, u mbajt nga ish-kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili ka studiuar nga pikëpamja historike dhe dokumentare se si shqiptarët historikisht dhe kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpritën, strehuan dhe nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët.

Historianët kanë arritur në përfundimin se gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri nuk janë evidentuar akte viktimizimi, dëbimi dhe as bashkëpunimi me nazistët kundra hebrenjve. Në atë kohë vetë Shqipëria ishte pushtuar nga nazistët dhe qeverisej nga administrata shqiptare e ngritur gjatë luftës, e cila refuzoi të jepte listat e hebrenjve në vend. Shqiptarët, myslimanë e të krishterë nuk dorëzuan asnjë hebre tek autoritetet e pushtimit dhe shpesh i mbrojtën ata duke rrezikuar dhe jetën e tyre.

Shkrimtari Marsel Hila zgjodhi të flasë nëpërmjet dëshmive të mbledhura dhe të publikuara në librin e tij “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”, ku në qendër është familja me origjinë hebreje Rabinovitz e strehuar në Shqipëri. Sot, pas kaq vitesh, histori të tilla me mesazhe mirënjohje ndaj shqiptarëve rrëfehen ende nga familjet hebreje, të cilat gjetën shpresë dhe mbijetesë në një kohë kur fati ishte kundër tyre.

Gazetarja e mirënjohur, Monika Stafa, autore e librit “Hebrenjtë në Shqipëri”, e cila moderoi aktivitetin u shpreh se “Lufta e Dytë Botërore ishte nje kapitull i turpshëm për të gjithë Europën, që heshti dhe u kujtua të vepronte kur ishte tepër vonë. Dhe ende sot politikanët europianë nuk kanë mësuar asgjë nga shkatërrimet e mëparshme të kontinentit”.

Për t’i shpjeguar auditorit, se si dashuria vjen njësh me mbijetesën, Felicit Jakoel, një dëshmitare hebreje, tregon se si mbijetoi në një vend që nuk kishte shumë për të ofruar veçse mikpritjes dhe shpresës. Kujtimet e treguara në vetën e parë, të pasuruara me detaje dhe që përcjellin emocione personale, janë një burim unik njohurish për ato kohë, si dhe material i jashtëzakonshëm edukativ.

Simon Mirakaj, ish i përndjekur politik dhe ish-anëtar i Aurtoritetit, vuri në dukje aktet pozitive dhe shumë domethënëse që administrata e kohës së luftës kreu për shpëtimin e hebrenjve nga nazistët.

Prof. Ajula Lubani, foli për vendin që zë trajtimi i temës së komunizmit në orët mësimore të lëndës së historisë dhe edukimit qytetar si dhe për projektet e reja që Autoriteti po planifikon të zhvillojë me ta në drejtim pasurimit me tekste mësimore për periudhën historike 1944-1991.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë, si dhe shoqatën e mësuesve të historisë, “Rinia dhe Historia”, drejtuar nga Vojsava Kumbulla, aktiviteti u ndoq nga mësues të historisë dhe edukimit qytetar, studentë të historisë, shkencave sociale e juridike.

Institucionet tona janë angazhuar në realizmin e projekteve të përbashkëta në drejtim edukimit të brezave të rinj mbi ngjarje të së shkuarës sonë komuniste. Partneriteti me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në lidhje me trajnimin e mësuesve të historisë, është në hapat e parë, si fillim me ndryshimin e narrativës së komunizmit me Luftën e Dytë Botërore dhe futjes në tekstet e historisë të temës së holokaustit.

Trajtimi i Holokaustit vazhdon të mbetet sfidë e shoqërisë së sotme kudo në botë, por për Shqipërinë ky rast merr një ngjyrim të veçantë. Shqipëria dhe shqiptarët me qëndrimin e tyre të vendosur për t’i fshehur hebrenjtë e rrezikuar prej shfarosjes së madhe tregoi shumë. Një popull i vogël, i kërcënuar nga ambiciet e fqinjëve për territore, nuk qëndroi indiferent, i mbrojti hebrenjtë, ndaj dhe këtë tregim Autoriteti, historianët, edukatorët synojnë t’ia përcjellin brezave nëpërmjet teksteve shkollore, aktiviteteve përkujtuese, dëshmive dhe formave të tjera, njohëse dhe edukative.

Më 1 nëntor 2005, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 60/7 të titulluar Përkujtimi i Holokaustit. Ky dokument ripohon njohjen e Holokaustit si një ngjarje historike dhe angazhon të gjitha vendet anëtare të OKB-së për të ruajtur dhe transmetuar kujtimin e Holokaustit të hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Data vjetore për “Ditën Ndërkombëtare në Kujtimin e Viktimave të Holokaustit” u caktua si 27 Janar – dita kur kampi Aushvic – Birkenau u çlirua nga Ushtria e Kuqe në 1945.

Gjashtë milionë hebrenj, mes tyre edhe një milion e gjysmë të mitur, përfunduan në dhomat e gazit, nën plumbat e skuadrave speciale apo edhe të varur, të mbytur e të shkelur me këmbë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të Evropës, por këto nuk ndodhën në Shqipëri, vend i cili dha një kontribut të madh në mbrojtje të hebrenjve gjatë kësaj periudhe të errët.

Në mbarim të luftës, Shqipëria numëronte disa herë më shumë hebrenj në territorin e saj, se sa në fillim të saj, duke u konsideruar si vendi i vetëm në Evropë me këtë rekord. Sipas statistikave zyrtare 3750 hebrenj janë strehuar dhe shpëtuar në Shqipëri gjatë pushtimit nazist. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u pa si një atdhe i mundshëm për hebrenjtë e rrezikuar të Evropës. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur.

Në shumë mënyra, Shqipëria është vend lider në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit.

Një ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të Posaçme për të nderuar viktimat hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mes të tjerash, përveç përmendjes së sakrificave që kanë bërë shqiptarët për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, u deklarua dhe ngritja e një muzeu hebraik në Berat, Vlorë, si edhe një Qendër Kulturore në Tiranë, si monumente historike të tregimit të kësaj historie ndër breza.

***
Marrë nga postimi në Facebook i faqes zyrtare të Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.