Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës nderon Dr. Moshe Landsman

Dr. Moshe Landsman themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, morën pjesë nderimin e Dr. Moshe Landsman, për kontributin e tij dhënë në fushën e arsimit të Republikës së Kosovës.

Profesor Landsman ka mbi dy dekada që e viziton Kosovën, dhe gjatë kësaj kohe kontributi i tij ka qenë shumë i gjerë, intensiv, i vazhdueshëm dhe tejet domethënës.

Landsman është personi që themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.

Postimi i Ministres Nagavci

Me shumë kënaqësi nderuam sot kontributin shumëvjeçar të Profesor, Dr. Moshe Landsman dhënë në fushën e arsimit të Republikës së Kosovës. Profesor Landsman ka mbi dy dekada që e viziton Kosovën, dhe gjatë kësaj kohe kontributi i tij ka qenë shumë i gjerë, intensiv, i vazhdueshëm dhe tejet domethënës.

Landsman është personi që themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.

Themelimi i Departamentit të Psikologjisë në periudhën pas luftës në Kosovë ishte ngjarje tepër e rëndësishme sa i përket adresimit të shëndetit mendor të popullatës së gjerë dhe burim jetik për zhvillimin e kapitalit njerëzor për ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe terapeutike.

Ai ka dhënë kontribut edhe në përkrahjen e vazhdueshme profesionale dhe emocionale për personelin, si dhe inkurajimin e pandalshëm për të qenë njerëzor në misionin e vështirë për ofrimin e shërbimeve terapeutike sa i përket autizimit.

Me angazhimin e tij të pa shoq ka ngritur qendra që ofrojnë programe për shëndetin mendor dhe mbështetje kognitive, psikologjike dhe psikiatrike për të gjithë ata që kanë nevojë – përfshirë fëmijët, studentët dhe të rriturit.

Mirënjohje e përhershme për përkushtimin dhe punën e palodhur të profesor Landsman si dhe për gjithçka që ka bërë për vendin tonë.

Me shumë kënaqësi nderuam sot kontributin shumëvjeçar të Profesor, Dr. Moshe Landsman dhënë në fushën e arsimit të…

Posted by Arbërie Nagavci on Friday, February 3, 2023

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit