Mësuesit kosovarë, në seminarin për Pedagogjinë Inovative në Izrael

Florian Kurteshi, Kreshnike Kabashi dhe Sedat Shkurti ndoqën seminarin në fushën e Pedagogjisë Inovative në Jeruzalem


Florian Kurteshi nga shkolla fillore “Akademia Hello e Arsimit” (“Hello Academy of Education”) në Gjilan, znj. Kreshnike Kabashi nga shkolla fillore “ Meto Bajraktari” në Prishtinë dhe z. Sedat Shkurti nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Motrat Qiriazi” në Prizren kanë përfunduar me sukses seminarin gati trejavor në fushën e Pedagogjisë Inovative në Jerusalem të Shtetit të Izraelit.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të çertifikateve ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Postimi i Ambasadë së Kosovës në Izrael

Z. Florian Kurteshi nga shkolla fillore “Akademia Hello e Arsimit” (“Hello Academy of Education”) në Gjilan, znj. Kreshnike Kabashi nga shkolla fillore “ Meto Bajraktari” në Prishtinë dhe z. Sedat Shkurti nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Motrat Qiriazi” në Prizren kanë përfunduar me sukses seminarin gati trejavor në fushën e Pedagogjisë Inovative në Jerusalem të Shtetit të Izraelit, me ç’rast u janë ndarë certifikata nga organizatori.

Ky seminar u zhvillua nën organizimin dhe mbështetjen e Agjencionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (MASHAV), pjesë e Ministrisë së Jashtme të Shtetit të Izraelit, në Qendrën e MASHAV për Trajnim Arsimor Aharon Ofri (METC) në Jerusalem. Pjesëmarrësit mësuan për zhvillimin e qëndrueshëm, edukimin teknologjik dhe inovativ dhe mënyrat se si e përdorim teknologjinë në procesin e të mësuarit.

Gjithashtu, ata vizituan shkolla të jashtëzakonshme si Shkollën Fillore “Zhabotinski” në Beit-Shemesh, Shkollën e Mesme “Beit-Gonen” në Jerusalem, Shkollën Fillore “Ramot Weitzman – Yavne”. Atje ata zhvilluan takime të shumta të reja me pedagogë të përkushtuar në Izrael, si dhe mësuan shumë për ndërmarrësinë në arsim dhe panë nga afër qasjen e re në arsim në menaxhimin e projekteve në moshë të re. Mësuan se si zbatohet teknologjia në klasa dhe mënyrat e ndryshme për t’u ndihmuar nxënësve dhe mësuesve. Tutje, ata panë nga afër disa projekte interesante të tilla si Biomimikria dhe Kutia e Imagjinatës (Athens Fund), si dhe mësuan se si duhet vepruar kur përballen me probleme psikologjike në punë ose me nxënës.

Ata patën nderin që të takojnë kryetarin e qytetit Yavne, z. Roei Gabay.

Gjithashtu, ata patën mundësi për të udhëtuar, duke vizituar kështu edhe Detin e Vdekur, Masadën, Detin e Galilesë, Binyaminën, Maale Adumimin dhe Tel Avivin.

MASHAV do të vazhdojë me seminare dhe trajnime në fusha të ndryshme ku sërish do të marrin pjesë përfaqësues nga Republika e Kosovës.
🇽🇰🇮🇱

Z. Florian Kurteshi nga shkolla fillore “Akademia Hello e Arsimit” (“Hello Academy of Education”) në Gjilan, znj….

Posted by Kosovo Embassy Jerusalem on Thursday, February 9, 2023

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit