Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan: Nuk ka kënaqësi më të madhe kur shpëton një jetë!

Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan, ishte pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit të dërguar në Turqi nga Shteti i Izraelit.


Nga Dash Frashëri, botues i “Izraeli Sot”

Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan, është pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit të dërguar në Turqi nga Shteti i Izraelit, për të ndihmuar në gjetjen e personave që janë ende nën rrënoja për shkak të tërmetit vdekjeprurës në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, dhe që ka shkaktuar deri tani mbi 35 mijë viktima, disa dhjetëra mijëra të plagosur dhe mbi një million të pastrehë.

“Izraeli ka dërguar një ekip prej 450 personash, delegacioni i dytë më i madh pas Azerbajxhanit që ka shkuar në ndihmë të popullit turk”, tha për gazetën “Izraeli Sot”, Kryerabini Kaplan në një lidhje nga Turqia.

“Janë profesionistë dhe me përvojë të madhe, pasi kanë shkuar në ndihem të vendeve të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kur ata erdhën në Durrës. Së bashku me mua është edhe koleneli Golan Vach, i vlerësuar edhe me dekoratë nga Presidenti Meta në janar 2020, tha Kryerabini Kaplan.

Izraeli ka një përvojë të madhe, për kërkim-shpëtimin e personave në raste tërmetesh, pasi delegacionet e tij kanë qenë thuajse në të gjitha vendet ku ato kanë rënë.

Kryerabini, i cili në Shqipëri drejton Sinagogën “Dritat e Isakut” (Or Yitschak) me qendër në Tiranë dhe drejton gjithashtu “Chabad of Albania”, javën e kaluar ishte pjesë e një battalion të Ushtrisë Izraelite, IDF.

“Jo vetëm si një rabin, por edhe si një familjar, e ndjeva për detyrë të shkoja në ndihmë të popullit turk. Është në filozofinë edhe e të Shtetit të Izraelit për të ndihmuar këdo që ka nevojë dhe kudo që kërkohet dhe nevojitet ndihmë”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme e Izraelit, deri tani ekipet izraelite kanë shpëtuar mbi 20 persona, përfshirë edhe fëmijë.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe kur shpëton një jetë. Ky është edhe misioni i “Chabad of Albania”. Unë jam një prind edhe e di se çfarë do të thotë për një familje kur i shpëton një anëtar të saj”, theksoi Kryerabini Yoel Kaplan.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit