Kryerabini Yoel Kaplan: Jeta e njeriut është gjëja më e rëndësishme në botë!

Kreu i “Chabad of Albania” dhe Sinagogës së Tiranës mori pjesë në një stërvitje të forcave të shpëtim-kërkimit në Zikim të Izraelit.


Nga Dash Frashëri, botues i IzraeliSot.com

Kryerabini i Shqipërisë dhe i Kosovës, Yoel Kaplan, njëherësh edhe drejtuesi i “Chabad of Albania” dhe Sinagogës së Tiranës, “Drita e Isakut” (Or Yitzchak), mori pjesë në një stërvitje shumë të madhe të forcave të shpëtimit dhe kërkimit, të organizuar në Zikim nga Shteti i Izraelit.

“Jeta e njeriut është gjëja më e rëndësishme në botë”, tha Kryerabini Kaplan në një komunikim nga Izraeli për gazetën online “Izraeli Sot”.

“Qëndra stërvitore në Zikim, është një nga më të mëdhatë në botë të këtij lloji dhe është e kompletuar me infrastrukturën dhe mjetet e duhura. Janë profesionistë dhe me përvojë të madhe, pasi kanë shkuar në ndihem të vendeve të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kur ata erdhën në Durrës”, tha Kryerabini Kaplan.

Izraeli ka një përvojë të madhe, për kërkim-shpëtimin e personave në raste tërmetesh, pasi delegacionet e tij kanë qenë thuajse në të gjitha vendet ku ato kanë rënë.

“Izraeli dërgoi një ekip prej 450 personash, delegacioni i dytë më i madh pas Azerbajxhanit që ka shkuar në ndihmë të popullit turk”, tha për gazetën “Izraeli Sot”, Kryerabini Kaplan.

Kryerabini i Shqipërisë ishte pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit të dërguar në Turqi nga Shteti i Izraelit, për të ndihmuar në gjetjen e personave që janë ende nën rrënoja për shkak të tërmetit vdekjeprurës në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, dhe që ka shkaktuar deri tani mbi 46mijë viktima, disa dhjetëra mijëra të plagosur dhe mbi një milion të pastrehë.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit