“Lufta kundër dhunës me bazë gjinore”, diplomohen në Izrael dy eksperte nga Kosova

Berlinda Berisha dhe Samira Kika në kursin e organizuar nga Qendra Golda Meir MASHAV Carmel (MCTC), në Haifa.


Berlinda Berisha, Hetuese Kryesore e Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, dhe znj. Samira Kika, Zyrtare për të Drejtat e Njeriut dhe Diversitet në Policinë e Kosovës, përfunduan me sukses kursin trajnues me temë “Lufta kundër dhunës me bazë gjinore”, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit Golda Meir MASHAV Carmel (MCTC), në Haifa.

Postimi i Ambasadës së Kosovës

????

Edhe dy bashkatdhetare të diplomuara nga kursi i trajnimit të Agjencisë së Izraelit për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MASHAV) në kuadër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.

Znj. Berlinda Berisha, Hetuese Kryesore e Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, dhe znj. Samira Kika, Zyrtare për të Drejtat e Njeriut dhe Diversitet në Policinë e Kosovës, e përfunduan me sukses kursin trajnues me temë “Lufta kundër dhunës me bazë gjinore”, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit Golda Meir MASHAV Carmel (MCTC), në Haifa.

Sot, në MCTC, në Haifa, e Ngarkuara me Punë, znj. Ines Demiri, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të znj. Berisha dhe znj. Kika.
Znj.Demiri falënderoi ngrohtësisht MASHAV që siguron që Repupblika e Kosovës të jetë e pranishme në të gjithë trajnimet e saj, duke mundësuar që zyrtarët tanë të fushave të ndryshme të mësojnë dhe përfitojnë sa më shumë nga përvoja dhe ekspertiza izraelite, por edhe t’i afrojë edhe më shumë qytetarët e dy shteteve tona.

????
Edhe dy bashkatdhetare të diplomuara nga kursi i trajnimit të Agjencisë së Izraelit për Bashkëpunim Ndërkombëtar…

Posted by Kosovo Embassy Jerusalem on Thursday, March 2, 2023