Edona Bilali: Shqipëria, një treg në zhvillim për teknologjinë dhe inovacionin

“TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK”, organizuar në Shqipëri nga Bashkia Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Izraeli.


Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, mori pjesë aktivitetin “TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK”, organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Bashkia Tiranë nën kujdesin e kryebashkiakut Erion Veliaj me pjesëmarrjen e ekspertëve të ardhur nga Izraeli.

“Gjatë fjalës sime në plenaren “Shqipëria një treg në zhvillim për teknologjinë dhe inovacionin”, përçova rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në ekosistemin shqiptar të startup-eve dhe nomadëve, që lidhet ngushtësisht me teknologjinë dhe botën digjitale”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Ajo zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me z. Nimrod Yaron, nga kompania Nimrod Yaron & Co., një nga sipërmarrjet kryesore të Izraelit.

Postimi i Minsitres Edona Bilali

TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK” 🇦🇱🇮🇱, takimi që bëri bashkë ekosistemin e së ardhmes!

👉 Kënaqësi t’i bashkohesha sot aktivitetit “TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK”, organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Bashkia Tiranë nën kujdesin e kryebashkiakut Erion Veliaj me pjesëmarrjen e ekspertëve të ardhur nga Izraeli.

Gjatë fjalës sime në plenaren “Shqipëria një treg në zhvillim për teknologjinë dhe inovacionin”, përçova rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në ekosistemin shqiptar të startup-eve dhe nomadëve, që lidhet ngushtësisht me teknologjinë dhe botën digjitale. Njëkohësisht, theksova lehtësitë që Shqipëria ofron për të bërë biznes, si dhe parashikimet e një të ardhmeje të suksesshme të ekosistemit në vendin tonë. 🇦🇱

👉 Zhvillova gjithashtu një takim të veçantë me z. Nimrod Yaron, nga kompania Nimrod Yaron & Co., një nga sipërmarrjet kryesore të Izraelit, me të cilin u ndalëm tek rezultatet dhe shkëmbimet që priten të dalin nga organizime të tilla, si dhe tek mundësia për bashkëpunime të mëtejshme.🤝
#sipermarrja #edonabilali #mishms

#teknologji #digjital #inovacion #bashkepunim

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

“Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen prezantohet në Izrael

Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre…

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit