Roi Shaponshik: Shqipëria, partnere e besueshme e Izraelit për investime në teknologjinë e lartë

CEO i Gold N’ Links, Roi Shaponshik është administrator i Forumit Izrael-Shqipëri


Ditën e sotme ka nisur “Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv”, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku marin pjesë 88 kompani si dhe investitorë nga Izraeli.

Një nga sipërmarrësit izraelit, administrator i Forumit Izrael-Shqipëri, Roi Shaposhnik tha: “Është një privililegj i veçantë të qëndroj këtu përpara jush dhe të bëj këtë lidhje midis këtyre dy shteteve, midis Izraelit dhe Shqipërisë, jo vetëm nga ana politike, por kryesisht nga ana e biznesit.

“Gold N’links”, një kompani 20-vjeçare, kompania jonë, jemi një urë për teknologjinë izraelite në vende të ndryshme të botës dhe përpara tre vitesh nismuam veprimtarinë tonë të parë këtu në Shqipëri dhe hapëm kryesitë tona në rajonin e Ballkanit, duke u bazuar këtu në Tiranë.

Ne do të donim t’i kushtonim rëndësi sifdave kryesore, cilat janë ato, në mënyrë që të sigurohemi që jemi duke qëndruar në pararojë me teknologjinë, duke i kushtuar vëmendje rreziqeve, por po ashtu duke sjellë me vete aftësitë më të mira, më të avancuara, nga Izraeli në Shqipëri, në mënyrë që Tirana të bëhet vendi i parë në Ballkan si një qytet lider në rajonin e Ballkanit”.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka thënë se kjo ngjarje synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare lider në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive.

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg tha se Shqipëria ka hyrë në dekadën e dytë të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës së saj.

“Është një gjeneratë e re e talentuar, e cila di të flasë disa gjuhë të huaja, ka njohuri, dhe është një potencial i shkëlqyer për gjithçka që janë duke kërkuar kompanitë izraelite lidhur me partnerë dhe punonjës. Shqipëria ka hyrë në dekadën e dytë të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës së saj, e cila ka për ta përgatitur për fazën e radhës. Shqipëria është vendi më miqësor me Izraelin. Përveç faktit që njerëzit janë shumë të mirë, si përfaqësuese e Izraelit mendoj se përfshirja e Izraelit ka përfitime në të dyja shtetet”, u shpreh ambasadorja.

Pjesëmarrja nga pala shqiptare në javën e teknologjisë përfshin përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, përfaqësues nga biznese të ndryshme, si sektori bankar, sektori i sigurimeve, agro-përpunimit, turizmit, shërbimeve dhe industrive përpunuese, si dhe përfaqësues nga institucionet akademike të arsimit të lartë.

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Izraeli falenderon SHBA për veton ndaj rezolutës së OKB-së

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, akuza ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.