Albina dhe Familja Kelmendi surprizojnë publikun në Tel Aviv

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.


Festivali Evropian i Këngës ka nisur turneun promovues.

Pas Varshavës, Albina dhe Familja Kelmendi ka surprizuar publikun në Tel Aviv, duke performuar live këngën “DUJE” me një përkrahje të jashtëzakonshme nga i gjithë publiku pjesëmarrës të cilët njëzëri kanë kënduar refrenin saj.

Të pranishëm ishin edhe stafi i Ambasadës Shqiptare në Izrael, përfshirë ambasadorin Dr. Bardhyl Canaj.

Yesterday at #TelAviv Celebrating Eurovision Together, enjoying the amazing performance of 🇦🇱 Albina&Familja Kelmendi!…

Posted by Ambasada Izrael on Tuesday, April 4, 2023

Për të gjithë publikun dhe fansat e eurovizionit, turneu i Albinës dhe Familjes Kelmendi do të vazhdojë sonte, me performancën më 14 prill në Holandë, Amsterdam.

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqiëprinë në Eurovision 2023.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

Në natën e parë më 9 maj do të performojnë: Kroacia, Irlanda, Letonia, Malta, Norvegjia, Portugalia, Serbia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Finlanda, Izraeli, Moldavia, Holanda, Suedia, Zvicra, Gjermania, Franca, Italia

Në natën e dytë më 11 maj do të performojnë: Armenia, Belgjika, Qipron, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Rumania, Shqipëria, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Ukrainë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

Festivali i këtij viti do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, për shkak të luftës.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

“Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen prezantohet në Izrael

Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre…

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit