Ambasadorja Kumbe prezanton letrat kredenciale në Izrael

Ambasadorja i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Ambasadorit Gil Haskel, Drejtor i Protokollit të Shtetit


Ambasadorja e emëruar e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Ambasadorit Gil Haskel, Drejtor i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

“Faleminderit Ambasadori Haskel që më mirëpritët në këtë takim të parë në MPJ si një pjesë e rëndësishme e detyrës sime!”, shkruan ambasadorja Kumbe, në një postim në rrjetet sociale.

H.E Ambassador-designate Meri Kumbe presents copies of her credentials to Ambassador @GilHaskel Director of State…

Posted by Ambasada Izrael on Monday, August 28, 2023