Konflikti Izrael-Hamas/ Rama: Shqipëria bashkohet me thirrjen e Biden për armëpushim humanitar

Kryeministri Rama,thotë se Shqipëria bashkohet me thirrjen e Presidentit amerikan, Joe Biden për një armëpushim humanitar për mbrojtjen e civilëve në Gaza.


Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se Shqipëria bashkohet me thirrjen e Presidentit amerikan, Joe Biden për një armëpushim humanitar për mbrojtjen e civilëve në Gaza.

Rama shkruan se Shqipëria qëndron me vendosmëri në krah të Izraelit, teksa thotë se jemi të shqetësuar për shkatërrimin që po ndodh në Gaza.

Në një postim në “X”, kryeministri Rama thotë se së shpejti do të bashkohet me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

“Qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, e po ashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin që po ndodh në Gaza. Është e rëndësishme që t’i jepet fundit këtij konflikti para se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria bashkohet me thirrjen e Biden për një armëpushim humanitar. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve makabre më 7 Tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas OKB-së, një forcë ndërkombëtare që do udhëhiqet nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama në Tëitter./tvklan.al

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Izraeli akuzon kreun e OKB-së për mbështetjen e Hamasit

Ministri i Jashtëm Eli Cohen thotë se Antonio Guterres është një "rrezik për paqen botërore"

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.