Maya Klinger Cohen: “Djali i Fotografit”, shqiptari që shpëtoi hebrenj gjatë Holokaustit

Shkrimtarja hebreje Maya Klinger Cohen ju fton në Zoom për të treguar rreth librit të saj për fëmijë kushtuar shqiptarëve gjatë Holokaustit


Nga Elida Buçpapaj, botuese e VOAL.ch

Shkrimtarja Hebreo-Amerikane, Maya Klinger Cohen, ju fton në platformën “Zoom”, për të treguar rreth librit të saj për fëmijë “The Photographer’s Son” – “Djali i Fotografit”, kushtuar historisë të një familje shqiptare gjatë Holokaustit.

Ja ftesa e shkrimtares Maya Klinger Cohen përmes rrjetit social:

“Organizata e Bibliotekave Hebreje (AJL) më ka ftuar në një super bisedë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

Takimi do të zhvillohet më 5 Shkurt në orën 21:00 me të Izraelit.

(Me atë të Europës 20:00 dhe të New York-ut 16:00)

Do të tregoj aty për prapaskenat e shkrimit të librit – si u bëra e vetëdijëshme për historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës, çfarë më bëri të zgjedh të punoj historinë e mrekullueshme të familjes Mandili pikërisht për një histori fëmijësh dhe si të bëjnë brezin e ri më të interesuar për kujtesën e Holokaustit.

Kështu që ju ftoj të merrni një pjatë të vogël me fruta të thata dhe bashkohu me ne.

Takimi do të jetë në gjuhën angleze dhe falas, por duhet të regjistroheni paraprakisht.

Ja linku i regjistrimit:

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZIucemsrz8rGNFmRqiBbTlPBl6wCq2N46EA?fbclid= IwAR0IcssJyCaDuXNt3eqBKryn35pOWXS8QeuNzLiRWahzL_7GT5SgJ2YWoKo

Fundjavë të mbarë dhe të mbarë?

Kush është shkrimtarja Maya Klinger Cohen

Maya Klinger Cohen është një autore për fëmijë dhe një pedagoge.

Ajo ka mbi 20 vjet përvojë në kërkime, studime dhe edukim, dhe ka punuar me një larmi të madhe moshash.

Ndër fushat e saj të ekspertizës janë studimi i Biblës, kujtimi i Holokaustit dhe kultivimi i dashurisë për të lexuar.

Maya ka qenë guidë për vizitorët nëpër qytetin e Jerusalemit dhe në memorialet kombëtare si “Yad Vashem”, “Kulla e Davidit” dhe “Muzeu i Tokave Biblike”.

Ajo ka punuar si edukatore në kopshte dhe shkolla fillore si dhe në shkolla të mesme dhe ka shërbyer si asistente profesoresh në Universitetin Hebraik.

Maya ka një diplomë bachelor dhe një diplomë master në Kërkimin e Biblës nga Universiteti Hebraik në Jerusalem, të dy diplomat me rezultate të shkëlqyera.

Ajo jeton në Maryland me burrin dhe tre vajzat e tyre.

Në librin e saj të parë për fëmijë, Maya tregon historinë e vërtetë të një familjeje fotografësh të shpëtuar nga myslimanët shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Versioni hebraik i “The Photographer’s Son” ka fituar çmimin “Yad Vashem” (Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit) për Ndërmarrjen Arsimore.

The book is available for purchase on Amazon.

Voal.ch

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.