Dëshmorët hebrenj të rënë më 4 shkurt 1944

Në masakrën e 4 shkurtit, në Tiranë janë masakruar edhe dy hebrenj David Juda Kohen dhe Zhak (Isak) Emanuel Ruben.


Nga Andrea Llukani

Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar i është kushtuar hebrejve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Sipas statistikave rezulton se shqiptarët, ishin ndër të paktët popuj që nuk i dorëzuan hebrejtë tek nazistët gjermanë, por i kanë strehuar dhe mbrojtur ata.

Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë herbrenj morrën pjesë përkrah forcave partizane, duke luftuar kundër ushtrisë naziste.

Në luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar mjaft hebrenj ranë heroikisht në fushën e betejës.

Në masakrën e 4 shkurtit, në Tiranë janë masakruar edhe dy hebrenj David Juda Kohen dhe Zhak (Isak) Emanuel Ruben.

David Juda Kohen ka ardhur në Krujë më 16.5.1943 nga Uroshovaci (Jugosllavi). U kap befasisht në natën e 4 Shkurtit 1944, ku u vra së bashku me 84 banorë të tjerë të Tiranës. Atij i është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.463, datë 14.09.2011.

Zhak (Isak) Emanuel Ruben ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 me internim në Kavajë. Fillimisht u inkuadrua në Çetën e Pezës. Në vjeshtën e vitit 1943 u dërgua me detyrë nga komanda e Çetës në Tiranë, ku u kap në befasi nga nazistët gjermanë. U kap befasisht në natën e 4 Shkurtit 1944, ku u vra së bashku me 84 banorë të tjerë të Tiranës. Atij i është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.474, datë 14.11.2011.

 

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023