Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.


Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, shkruan se Shqipëria është shembull i bukur tolerancës ndërfetare dhe harmomisë.

Ajo ka qenë e ftuar në disa darka iftari.

“Gjatë Ramazanit unë u ftova në darka iftari të organizuar nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerët e komuniteteve myslimanë dhe bektashi. Pa asnjë dyshim, Shqipëria është shembull i bukur tolerancës ndërfetare dhe harmomisë. Gëzuar Ramazanin. Ramadan kareem”, shkruan ambasadorja Peleg në postimin e saj në rrjetin social “X”.

POSTIMI I AMBASADORES