Sulmi iranian në Izrael, ambasadorja Kumbe: Zyrtarët e bllokuar dhe 10 studentë u nisën drejt Shqipërisë

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe dha detaje lidhur me shqiptarët që ishin bllokuar në Izrael


Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe në një intervistë për Report TV, dha detaje lidhur me shqiptarët që ishin bllokuar në Izrael për shkak të mbylljes së aeroporteve pas sulmit iranian.

Një grup pune me zyrtarë të Ministrisë së Turizmit ndodheshin në Izrael me familjarët, ku kanë marrë pjesë në disa aktivitete.

Kume bëri me dije se të gjithë janë nisur drejt Tiranës, ndërsa tashmë në Izrael ndodhen edhe dy përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, të cilët pritet të nisen drejt vendit tonë ditën e nesërme.

“Janë larguar nga vendi. Kjo javë në Izrael ka qenë e mbushur me aktivitet ndërkombëtare në kuadër të turizmi dhe teknologjisë. Dy përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë, janë ende në Izrael. Presin një njoftim, brenda ditës së nesërme dhe ata do të kthehen. Pjesa tjetër janë larguar. Mbyllja e aeroporteve në orët e vona të mbrëmjes së djeshme krijoi një shqetësim te ata qytetarë që do duhej të udhëtonin. Aeroporti u mbyll për rreth 7 orë. Sot ka nisur puna normalisht dhe aeroporti po kthehet në programin e zakonshëm”, tha ambasadorja Kumbe.

Ata duhej të ktheheshin me linjën ajrore të orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit Izraeli mbylli hapësirën ajrore, e cila tashmë ka nisur fluturimet.

Ambasadorja tha se më kërkesë të prindërve edhe 10 studentë shqiptarë janë larguar nga Izraeli, ndërsa theksoi se janë në kontakt gjatë gjithë kohës me komunitetin shqiptaro-hebre.

“Ka dy kategori, komuniteti shqiptaro-hebre, janë të tërë në Izrael dhe në asnjë rast nuk kanë kërkuar ndihmën tonë. Jetojnë këtu prej 30 vitesh, janë shëndoshë e mirë, jemi në kontakt me ta. Pjesa tjetër janë 10 nxënëse që janë nisur sot për në Tiranë me vendimin e prindërve. Dhe grupet e punës janë larguar, 2 persona janë aktualisht këtu”, tha Kumbe.

Ndërkohë edhe turistë shqiptarë që kanë qenë në Jordani kanë arritur që të largohen.

Ambasadorja tha se kjo situatë shkaktoi shqetësim, por sot dita është e qetë.

“Pjesa e turistëve që kanë qenë në Jordani kanë mundur të largohen sot, pasi sulmi i djeshëm bllokoi të gjitha aeroportet e rajonit. E gjithë situata krijoi një lloj shqetësimi, dita e sotme ka qenë e qetë. Qytetarët kanë vajtur në punë, gjithçka funksionin si një ditë normale, ka deklaruar ambasadorja shqiptare në Izrael.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023