Bashkëpunim me Izraelin për modernizimin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti të martën në një takim ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg, si dhe drejtorin e Qendrës së Trajnimit Bujqësor në MASHAV, Giora Tesler.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti të martën në një takim ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg, si dhe drejtorin e Qendrës së Trajnimit Bujqësor në MASHAV, Giora Tesler.

Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, me fokus të veçantë te mbështetja teknike dhe transferimi i njohurive.

Ministrja Denaj theksoi rëndësinë e modernizimit të sektorit bujqësor dhe zhvillimit të agrobiznesit si një fushë me potencial të lartë ekonomik. Ajo gjithashtu nënvizoi mundësitë që ofron klima shqiptare për kulturat shumëvjeçare.

“Në këtë frymë, u dakordësuam për rëndësinë e një bashkëpunimi të strukturuar të fokusuar në rezultate konkrete, për të ndërtuar një sektor bujqësor konkurrues, i cili do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rural,” deklaroi ministrja Denaj.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.