
Ambasadorja Peleg takim me kryebashkiakët e Vlorës, Himarës dhe Sarandës
Gjatë vizitës së saj në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, u takua me kryetarët e bashkive dhe përfaqësues të qeverisjes vendore

Gjatë vizitës së saj në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, u takua me kryetarët e bashkive dhe përfaqësues të qeverisjes vendore për të diskutuar mbi turizmin, zhvillimin e qëndrueshëm, investimet dhe mundësi të reja bashkëpunimi.


Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjes për emergjencat civile, trajnimit të zjarrfikësve dhe forcimit të kapaciteteve lokale për menaxhimin e emergjencave, si dhe mundësive për bashkëpunim në fushën akademike.

“Vizita ishte një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Bashkëpunim, përvoja të përbashkëta dhe mundësi të reja.”, shkruan ambasada e Izraelit në postimin e saj në rrjetet sociale.




