
Ambasadorja Peleg viziton Malësinë e Madhe
Vizita e Ambasadores së Izraelit, Galit Peleg, në Malësinë e Madhe u fokusua në potencialin e madh turistik të rajonit dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Vizita e Ambasadores së Izraelit, Galit Peleg, në Malësinë e Madhe u fokusua në potencialin e madh turistik të rajonit dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, diskutimet u përqendruan në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, promovimin e destinacioneve lokale dhe tërheqjen e më shumë vizitorëve.
Ambasadorja vizitoi gjithashtu disa destinacione turistike të rajonit, e shoqëruar nga operatorë turistikë që sjellin grupe turistësh në Shqipëri.
Një vizitë e rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave, promovimin e turizmit dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.




