Konferencë trajnimi me mësuesit për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mori pjesë në çeljen e një konference dhe trajnimi për një grup mësuesish shqiptarë, me fokus edukimin për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mori pjesë në çeljen e një konference dhe trajnimi për një grup mësuesish shqiptarë, me fokus edukimin për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit.

Ambasadorja Peleg theksoi se antisemitizmi nuk është thjesht një ngjarje e së kaluarës apo e historisë, por një fenomen i vazhdueshëm që ndryshon formën dhe sloganet e tij, ndërkohë që mbart të njëjtin rrezik të urrejtjes ndaj minoriteteve. Pikërisht për këtë arsye, ajo nënvizoi rëndësinë e rolit të mësuesve në luftën kundër tij.

Aktiviteti, i organizuar në Tiranë nga Instituti Olga Lengyel për Studimet mbi Holokaustin dhe të Drejtat e Njeriut (TOLI), në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Historisë në Shqipëri “Rinia Historia”, synon të forcojë rolin e edukimit në ruajtjen e kujtesës historike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër antisemitizmit dhe çdo forme diskriminimi.

Në aktivitet mbajtën fjalë përshëndetëse edhe z. Harry D. Wall, anëtar i Bordit të Drejtorëve të TOLI-t, si dhe znj. Oana Bajka, Zëvendësdrejtore e TOLI-t për Evropën.

Mbi 25 mësues po marrin pjesë në këtë program. Ky është seminari i tretë që TOLI organizon për mësuesit në Shqipëri.