
Ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave të 7 Tetorit 2023
Ambasada e Izraelit në Tiranë zhvilloi një ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave të 7 Tetorit 2023,

Ambasada e Izraelit në Tiranë zhvilloi një ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave të 7 Tetorit 2023, duke kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në sulmet e asaj dite.

Miq, partnerë, anëtarë të trupit diplomatik dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare u bashkuan në një moment kujtese, nderimi dhe solidariteti.

Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministrja Znj. Albana Kociu, Ministri i Brendshëm Z. Ervin Demo dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
“Sot, ndalemi për të kujtuar jetët e humbura.
Kujtojmë familjet, jetët e të cilave u ndanë përgjithmonë në një jetë para dhe pas 7 Tetorit.
Kujtojmë dhimbjen e asaj dite dhe plagët që koha nuk mund t’i fshijë.
Sepse kujtesa është një formë nderimi.
Dhe të mos harrosh është një premtim.
Ne kujtojmë.
Ne nderojmë.
Ne nuk harrojmë”, shkruan ambasada e Izraelit në rrjetet sociale.




