Eurovision 2019 do të zhvillohet në Tel Aviv

Hera e tretë që Izraeli organizon festivalin evropian të këngës, pas atyre në 1979 dhe 1999

Tel Aviv është përzgjedhur si qyteti pritës për  Festivalin e 64-të të Eurovizionit në 2019.

Gjysmëfinalet e Eurovizionit do të zhvillohen në Tel Aviv më 14 dhe 16 maj, me finalen më 18 maj në Expo Tel Aviv (International Convention Center).

Fitorja e Neta Barzilai (foto) do të thotë se Izraeli do të presë për herë të tretë këtë garë duke organizuar më parë garën e Këngës në Eurovision në Jerusalem në vitin 1979 dhe 1999.

Izraeli ka marrë pjesë 42 herë që nga paraqitja e saj e parë në vitin 1973.