Bushati-Rotem, takim në Nju Jork: Të punojmë ngushtësisht së bashku

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati takohet në SHBA me Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem.

“Ishte një kënaqësi të takohesha me mikun tim Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ne diskutuam rreth vizitës së tij në Izrael gjatë muajit të fundit, e cila la një përshtypje të thellë të miqësisë. Ne ramë dakord të punojmë ngushtësisht së bashku me qëllim që të përmbushim potencialin e madh të marrëdhënieve tona”, shkruan në diplomati izraelit në llogarinë e tij në Twitter.

/Izraeli Sot/