Izrael, Rotem-Bushati: Të punojmë për forcimin e marrëdhënieve

Ministri i Jashtëm shqiptar u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati pati një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem gjatë qëndrimit të tij në Izrael.

“Një kënaqësi e vërtetë për të takuar Ditmir Bushatin, ministrinë e Jashtëm të Shqipërisë në vizitën e tij të katërt në Izrael. Patëm një diskutim më interesant për çështjet rajonale. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhënien tonë dypalëshe dhe rajonale!”, shkruan Rotem në Twitter.

/Izraeli Sot/