Izrael, Hanegbi-Bushati: Të punojmë për forcimin e lidhjeve tona

Ministri i Jashtëm shqiptar u takua me ministrin për Bashkëpunimin Rajonal, Tzachi Hanegbi.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Izrael, pati një takim me ministrin për Bashkëpunimin Rajonal, Tzachi Hanegbi.

“Kam pasur një takim të shkëlqyer sot me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Ne diskutuam situatat në Lindjen e Mesme dhe Evropën dhe dëshirën tonë të përbashkët për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit”, shkruan ministri izraelit Tzachi Hanegbi.

/Izraeli Sot/