Fotolajm/ Presidenti Reuven Rivlin vendos kurrorë te monumenti i rezistencës daneze

Në operacionin, që përfshinte organizatën sekrete daneze, u shpëtuan rreth 7,200 hebrenj

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin nisi sot një vizitë shtetërore në Danimarkë  dhe vendosi një kurorë në memorialin për organizatën sekrete daneze, e cila ndihmoi në shpëtimin e hebrenjve lokalë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministri danez i Mbrojtjes Claus Hjort Frederiksen shoqëroi Rivlin në memorial, si dhe të mbijetuarin Salli Besiakov, i cili vuri një kurorë të dytë.

Danimarka është një nga vendet e pakta evropiane, popullsia hebraike e të cilëve më së shumti shpëtoi falë një përpjekjeje  nga popullata lokale, me hebrenjtë danezë që shpëtuan në tetor 1943 nga peshkatarët lokalë dhe operatorët e tjerë të anijeve. Në operacionin, që përfshinte organizatën sekrete daneze, rreth 7,200 hebrenj u shpëtuan.

/Izraeli Sot/

 

 

Lexo më shumë