Numri dy i Kinës, vizitë 4-ditore në Izrael

Wang Qishan do të drejtojë me Kryeministrin Benjamin Netanyahu takimin e katërt të Komitetit të Inovacionit Izrael-Kinë

Zëvendëspresidenti i Kinës, Wang Qishan, mbërriti sot për një vizitë 4-ditore në Izrael.

Qishan do të drejtojë me Kryeministrin Benjamin Netanyahu takimin e katërt të Komitetit të Inovacionit Izrael-Kinë.

Delegacioni përfshin zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë kineze si ministra dhe zëvendësministra të 13 sekretariateve të ndryshme.

Në orët e tij të para në Izrael, zëvendëspresidenti i Kinës vizitoi qytetin e vjetër të Jeruzalemit.