Netanyahu: Takimi i shkëlqyer me nënpresidentin kinez

Zëvendëspresidenti i Kinës, Wang Qishan, po zhvillon një vizitë 4-ditore në Izrael.

Zëvendëspresidenti i Kinës, Wang Qishan, po zhvillon një vizitë 4-ditore në Izrael.

Qishan u prit edhe nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, me të cilin do të drejtojë takimin e katërt të Komitetit të Inovacionit Izrael-Kinë.


Për më shumë lajme na ndiqni në Facebook


“Një takim i shkëlqyeshëm me nënpresidentin kinez Ëang Qishan, këshilltarin e ngushtë të Presidentit Jiping. Kjo është vizita më e rëndësishme nga Kina në Izrael gjatë 18 viteve të fundit. Ne vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona!”, shkroi Netanyahu në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Delegacioni kinez përfshin zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë kineze si ministra dhe zëvendësministra të 13 sekretariateve të ndryshme.