Mimouna, festa tradicionale hebraike marokene

Mimouna është një festë tradicionale hebraike  marokene që mbahet ditën pas Pashkës dhe është një nga festat me ushqime të bollshme dhe të shijshme në Izrael.

Pas Pesah, Pashkëve hebraike, vjen Mimouna! Mimouna është një festë tradicionale hebraike  marokene që mbahet ditën pas Pashkës dhe është një nga festat me ushqime të bollshme dhe të shijshme në Izrael.

Origjina e saj historike është në Marok, dhe në këtë ditë, hebrenjtë marokenë dhe algjerianë hapin shtëpitë e tyre për vizitorët, pasi dalin jashtë tyre, duke shpërndarë torta dhe ëmbëlsira tradicionale të festës!

Gëzuar Mimouna!