Shumica e arabëve, krenarë që janë izraelitë

Izraelisot.com, 12 janar 2015 – Arabo-izraelitet, njëlloj si hebrenjtë, janë të krenarë që janë izraelitë.

Lajmi behët i ditur nga raporti vjetor i Democracy Index, i prezantuar nga Israel Democracy Institute (IDI).

Një shumicë e konsiderueshme, prej 86% e hebrenjvë izraelitë dhe 65% e arabo-izraelitëve, e përshkuruan veten e tyre se janë krenarë që janë qytetarë të Izraelit.

Sipas sondazhit, institucioni kombëtar që është më i besueshmi nga izraelitët – 88% – është IDF (Israeli Defence Force – Forcat Izraelite të Mbrojtjes).

Arabo-izraelitët kanë më shumë besim te Gjykata Supreme, e më pas te policia dhe Presidenti i vendit.

Sondazhi i IDI u krye me 1007 pjesëmarrës.