Dropbox blen kompaninë izraelite CloudOne

Izraelisot.com, 23 janar 2015 –Dropbox bleu kompaninë izraelite start-up, CloudOn, që u lejon përdoruesve të editojnë, krijojnë dhe shpërndajnë dokumente nga Microsoft Office dhe shërbimeve të tjera online. Shuma e blerjes nuk u bë e ditur.

CloudOne, një kompani me bazë në Herzliya në Izraal, ka vetëm 30 punonjës.

Ajo ka nëntë milionë përdorues të regjistruar që përdorin shërbimet e saj “të thjeshta dhe të bukura” në versionin mobile.

CloudOn ka një buxhet mbi 25 milionë dollarë nga investitorët.

Dropbox ka më shumë se 300 milionë përdorues, 70% e të cilëve janë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Dropbox ka blerë më parë edhe kompani të tilla si Mailbox, Audiogalaxy, PiCloud, Loom, Hackpad dhe Snapjoy.

Lexo më shumë