SHBA zgjedh start-up izraelit IvSoundz kunder terrorizmit

Izraelisot, 24 janar 2014 – Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Forumin e Ndërmarrjeve të Izraelit organizoi një kompeticion teknologjik, duke i ofruar 100 mijë dollarë kompanisë start-up që do të propozojë teknologjinë më të mirë për të luftuar terrorizmin.

Emrin i fituesit u zbulua, më 21 janar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Dan Shapiro.

Bëhet fjalë për kompaninë izraelite start-up, InSoundz.

Teknologjia e ofruar nga InSoundz është një zgjedhje tepër inteligjente përsa i përket sistemit audio.

Në një ambient ekstremisht tepër të zhurmshëm, ajo është e aftë të lokalizojë, izolojë dhe të dëgjojë një bisedë madje edhe me zë të ulët.

Kjo teknologji survejimi është shumë e vlefshme, për të marrë informacione strategjike.

Ziv Azmanov, themelues i kompanisë, shpjegon: “Teknologjia që ne ofrojmë është e aftë të dëgjojë zëra specifike dhe tingujt e tyre në një terminal aeroporti tepër të zhurmshëm dhe tepër të frekuentuar. Sistemi i survejimit të videos është, gjithashtu tepër i sofistikuar”.

Forumi i Izraelit për Ndërmarrjet, MIT, është krijuar në vitin 1994.

Lexo më shumë