Koloneli izraelit, Golan Vach: Ja çfarë duhet përdorur për të forcuar ndërtimet

Koloneli izraelit, Golan Vach, ndodhet këtë paradite në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Ai tregoi live se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i apartamentit.


Koloneli izraelit, Golan Vach, ndodhet këtë paradite në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Ai tregoi live se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i këtij apartamenti, ndërsa tha se nuk ka asnjë problem në strukturë dhe se ai mund të jetonte në të bashkë me fëmijët e tij.

Ai këshilloi qytetarët që të përdorin shkumë, për të mbyllur hapësirën mes tullave.

“Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi që apartamenti është i sigurt, është i sigurt. Kur themi që do riparohet, do riparohet. Kur themi që duhet hedhur në tokë, duhet hedhur në tokë.

Duhet të themi që këto kolona këtu janë pjesa më e rëndësishme e objektit, ndërtesa bazohet mbi kolona dhe trarë. Janë të plota, të padëmtuara, objekti është i qëndrueshëm, solid.

I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”, tha koloneli.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.