​Pedagogu kosovar Xhevdet Pantina, ligjërata në katër universitete izraelite

Gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kosovës, ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher Kamm, ka vizituar Fakultetin e Arteve dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.


Gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kosovës, ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kamm, veç promovimit të investimeve izraelite në vendin tonë, ka takuar edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Ajo ka vizituar Fakultetin e Arteve dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Nikoqiri i takimit në Fakultetin e Arteve, Profesor Xhevdet Pantina ka njoftuar se janë ndjerë të nderuar me vizitën e ambasadores Kamm, e cila ka njoftuar po ashtu se në hapësirat e Fakultetit të Arteve do të mbahet ‘Java e filmit izraelit’.

Profesor Pantina u njoftua nga ambasadorja izraelite, për ftesën që i kanë bërë katër universitete prestigjioze të Izraelit për të ligjëruar gjatë muajt janar të vitit 2020.

Pantina po ashtu u njoftua edhe për hapjen e ekspozitës së tij personale në Izrael, për nder të Fetës së 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Universitetet ku Pantina do të ligjërojë janë: Givat Haviva College, Ben Gurion University, Ein Gedi Artist Village dhe Tel Aviv Art Academy.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.