UET-MITVIM, Memorandum Mirëkuptimi midis dy institucioneve të Shqipërisë dhe Izraelit

Sot, në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis MITVIM (Institutit Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale) dhe Universitetit Evropian të Tiranë (UET), me qëllim forcimin e lidhjeve midis të dy institucioneve, veçanërisht në çështjet që lidhen me zgjidhjen e konflikteve dhe paqen, marrëdhëniet me BE dhe zhvillimin në Mesdheut dhe Ballkanit.


Sot, në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Institutit Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale – MITVIM  dhe Universitetit Evropian të Tiranës (UET), me qëllim forcimin e lidhjeve midis të dy institucioneve, veçanërisht në çështjet që lidhen me zgjidhjen e konflikteve dhe paqen, marrëdhëniet me BE dhe zhvillimin në Mesdheut dhe Ballkanit.

“Ky Memorandum Mirëkuptimi ishte një rezultat i frytshëm i një përpjekje dhe iniciativë të përbashkët të Ambasadës Shqiptare dhe Institutit MITVIM së bashku me kolegët e UET, duke pasur në mendje të kërkojnë mundësi për tu përfshirë në workshope, tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca në tema me interes të ndërsjellë.

Ky Memorandum Mirëkuptimi shërben si dëshmi e bashkëpunimit në fushën akademike dhe kërkimore midis dy institucioneve prestigjioze si të Shqipërisë ashtu dhe Izraelit, dhe shënon një tjetër arritje për vendet tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Izrael.

Marrëveshja u nënshkrua nga Prof.Dr. Tonin Gjuraj, zv.rektor i Universitetit Evropian të Tiranës dhe Dr. Nimrod Goren, drejtori i Institutit Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale.

Prof.Dr. Gjuraj ka qenë ish-ambasador i Shqipërisë në Izrael.

Në 16 nëntor 2019, në Universitetin Europian te Tiranës u zhvillua leksioni i hapur “Njohja e heroizmit të Shpëtuesve të Holokaustit përmes programit “Shtëpitë e Jetës”, një projekt i “Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg” me Z. Daniel Rainer – Drejtues i Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallengberg, Izrael. Të pranishëm, edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, si dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Tonin Gjuraj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.