Shërbimet sekrete, 4000 europianë ne ISIS, 250 janë shqiptarë


Numri i luftëtarëve të huaj, që janë bashkuar me organizatat terroriste në Lindjen e Mesme, vazhdon të rritet.

Sipas një raporti të fundit të Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit dhe Sigurisë në Mynih, kjo shifër tejkalon 20.000 luftëtarë, ku gati një e pesta e tyre janë shtetas të Europës Perëndimore.

Bazuar në të dhënat e vitit 2014, që zotëronin shërbimet e inteligjencës europiane, kjo shifër është dyfishuar.

Harta tregon numrin e xhihadistëve europianë, që janë larguar për të luftuar krah terrorizmit, në Siri apo Irak. Vendet që kanë më tepër luftëtarë të tyre të rreshtuar në radhët e ISIS janë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, por nuk ngelen mbrapa as Belgjika, Danimarka apo vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Statistikat tregojnë se nga Shqipëria numërohen 90 luftëtarë xhihadistë, ndërsa nga Kosova numri i tyre është diku 100-150. Këto shifra tregojnë se Lindja e Mesme mbetet burim dominant i të huajve në konflikt.

Por ditët e fundit nuk kanë qenë në favorin e kalifatit islamik, pasi ata kanë humbur mjaftueshëm terren, si dhe qytetin strategjik të Kobanit.

Sipas analistëve, kjo disfatë i ka zhgënjyer pritshmëritë e luftëtarëve të huaj, duke shtuar se një numër i konsiderueshëm i tyre do të përpiqen t’i shpëtojnë ISIS. Departamenti i Sigurimit në Mynih vlerëson se deri tani, 5-10 për qind e xhihadistëve perëndimorë të huaj kanë vdekur, ndërsa 30 për qind e tyre janë në tentativë të vazhdueshme për t’iu kthyer sërish vendeve të origjinës. / Top Channel

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.