Bashkimi Europian përshëndet miratimin e Rezolutës së Antisemitizmit nga Parlamenti i Shqipërisë

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm, përmes ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.


Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm, përmes ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Soreca përmes një postimi në Twitter shkruan se BE është e vendosur të luftojë antisemitizmin, duke shtuar s unioni nxit zhvillimin e jetës e diversitetit.

“Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit.

Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 2021”, shkruan Soreca.

Lexo më shumë