Ambasadori Canaj pret Dr. Rockenschaub, Përfaqësues i OBSH në Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në selinë e ambasadës Dr. Gerald Rockenschaub, Përfaqësues i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në selinë e ambasadës Dr. Gerald Rockenschaub, Përfaqësues i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri.

Postimi i plotë

Në kuadër të nominimit të Dr. Gerald Rockenschaub si Përfaqësuesi i Zyrës së OBSH/Shqipëri, zhvilluam me të një takim kortizie në ambjentet e Përfaqësisë!

Pasi e uruam për detyrën e re dhe marrjen e agrementit për të përfaqësuar OBSH në Shqipëri, vlerësuam përpjekjet e deritanishme dhe punën intensive të kësaj organizate në bashkëpunim me qeverinë shqiptare sidomos gjatë përballimit të pandemicë Covid19, si dhe në mbështetjen dhënë Ministrisë tonë të Shëndetësisë për bashkëpunimin dhe koordinimin lidhur me prioritetet e kujdesit të shëndetit publik.

Dr. Rockenschaub, e ka vizituar Shqipërinë disa herë gjatë vitit 2013, si dhe ka shërbyer në shumë operacione humanitare në kuadër të OBSH dhe OKB, përfshirë pjesëmarrjen e tij bashkë me një grup mjekësh në Kosovë/Prizren, gjatë periudhës së luftës, si dhe në vende të tjera në risk në botë. Posti i tij i fundit, përpara Shqipërisë, ishte Kreu i Zyrës së WHO/OBSH në Territoret Palestineze/Bregu Perëndimor dhe Gaza. Ai është austriak dhe ka punuar për shumë kohë me WHO (OBSH), karrierë të spikatur në mjekësi si dhe ka studiuar në Universiten Karl Franzen në Graz dhe në Universitetin e Boston-it

Happy to welcome in our premises in a courtesy meeting Dr. Gerald Rockenschaub on the occasion of his appointment as…

Posted by Ambasada Izrael on Friday, February 19, 2021

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.