Ambasadori Noah Gal Gendler: Shqiptarët na mbështesin, i kuptojnë qëllimet e Izraelit

Izraeli luftën është duke e bërë me organizatën terroriste të Hamasit dhe jo me vetë palestinezët. Kjo është ajo që ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler theksoi më se tepërmi në një intervistë me Enkel Demin në “Abc e Mëngjesit”.


Izraeli luftën është duke e bërë me organizatën terroriste të Hamasit dhe jo me vetë palestinezët. Kjo është ajo që ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler theksoi më se tepërmi në një intervistë me Enkel Demin në “Abc e Mëngjesit”.

Siç u shpreh ambasadori, nuk ka ndonjë lidhje mes autoriteteve palestineze dhe Hamasit, ndërsa shtoi me palestinezët konflikti ekziston prej vitesh dhe e mira do të ishte të zgjidhej, por me grupe terroriste nuk mund të negociohet.

“Hamasi Rripin e Gazës e mori në një revolucion të dhunshëm. Aty ka autoritet terrori, s’ka të bëjë gjë me autoritetet palestineze. Palestinezët në Gaza janë duke u mbajtur peng nga Hamasi. Nuk ka liri atje. Njerëzit janë të kontrolluar në një mënyrë shumë brutale.”

I pyetur për arabët izraelitë, ambasadori Gendler tha se janë qytetarë që përbëjnë 20 për qind të popullatës izraelite dhe se ata kanë të gjitha të drejtat e tyre.

“Janë qytetarë si puna ime, që jetojnë në Izrael. Përbëjnë 20 për qind e popullatës tonë, i kanë të gjitha të drejtat e tyre. Qytetarë shumë të mirë, dhe ndonjëherë qëllimet e tyre shkojnë në ekstrem, e përfshihen në protesta e kështu, po ne duhet t’i tejkalojmë.”

Sipas diplomatit izraelit, për sa kohë protestat e arabëve izraelitë janë paqësore dhe brenda rregullave të demokracisë, për ta nuk ka asnjë lloj problemi. Kryediplomati i Izraelit në Shqipëri tha se në vendin tonë ndihet i sigurt dhe sheh që shumica e shqiptarëve e mbështesin Izraelin.

“Ndihem që shumica e shqiptarëve na mbështet. I kuptojnë qëllimet tona mjaft mirë. Ndihem shumë i sigurt. Dhe jo vetëm shqiptarët këtu, por edhe ata në Kosovë. Ndihemi shumë të sigurt.”

Por si mund të zgjidhet konflikti shumëvjeçar me palestinezët?

Ambasadori shpjegon: “Ne kemi konflikt me palestinezët, po negociojmë po përpiqemi ta zgjidhim, por këtë nuk e zgjidhim dot me Hamasin. Jam diplomat, por ndonjëherë diplomacia nuk funksionon. Nuk funksionoi para Luftës së Dytë Botërore me Hitlerin dhe nuk funksionon me njerëz që nuk njohim të drejtën tënde për të ekzistuar. Diplomacia është diçka e mrekullueshme, por i ka limitet e saj.” sb/abcnews.al/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.