Isaac Herzog, presidenti i ri i Izraelit

Isaac Herzog do të pasojë Reuven Rivlinin, i cili do të mbarojë detyrën muajin e ardhshëm. Babai i tij, Chaim Herzog, ishte ambasador i Izraelit në Kombet e Bashkuara përpara se të zgjidhej president


Politikani veteran, Isaac Herzog, u zgjodh të mërkurën president i Izraelit.

Parlamenti prej 120 anëtarësh e zgjodhi Herzogun, 60 vjeç, në një votim të fshehtë.

Ai është ish-kryetar i Partisë Laburiste të Izraelit, ndërsa si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses.

Ai do të pasojë Reuven Rivlinin, i cili do të mbarojë detyrën muajin e ardhshëm.

Herzog thuhet se vjen nga një familje e shquar zioniste.

Babai i tij, Chaim Herzog, ishte ambasador i Izraelit në Kombet e Bashkuara përpara se të zgjidhej president.

Xhaxhai i tij, Abba Eban, ka qenë ministri i parë i Jashtëm i Izraelit dhe i dërguar në Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.

Pozicioni i presidentit të Izraelit është kryesisht ceremonial./REL/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.