Java kulturore e Izraelit, Rama viziton ekspozitën “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në një event të organizuar në kuadër të javës kulturore të Izraelit në Tiranë, ku është çelur ekspozita “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”.


Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në një event të organizuar në kuadër të javës kulturore të Izraelit në Tiranë, ku është çelur ekspozita “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”.

Kjo ekspozitë është një përmbledhje e 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman, që tregojnë gamën e gjerë të trashëgimive fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.

Rama në fjalën e tij e vendosi theksin te miqësia mes dy vendeve dhe njoftoi hapjen e Muzeut Hebraik në Vlorë.

“Të falënderoj që je treguar i gatshëm që prej ditës së parë që nisëm këtë program të ri. Izraeli është i pranishëm për ti treguar botës shumë gjera. Kjo është e para herë por duam ta bëjmë traditë edhe për vitin tjetër. Duam të krijojmë gjithmonë e më shumë ura që na bëjnë bashkë dhe do të jemi shumë shpejt së bashku për inaugurimin e muzeut të ri në Vlorë dhe përgatisim qendrën hebreje në Tiranë dhe do të ishim shumë të nderuar që të ishit pjesë e kremtimeve tona”, tha Rama.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, Konsulli i Nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetarja e grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Izrael, deputetja Blerina Gjylameti, presidenti i komunitetit hebraik në Shqipëri, Amos Dojaka.

Ekspozita do të qendrojë e hapur deri me 17 qershor.



Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.