Viti i ri Hebraik, Ines Demiri në pritjen e organizuar nga Presidenti i Izraelit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në pritjen festive me rastin e Vitit të Ri Hebre 5783, Rosh Hashanah.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shkëlqesisë së Tij z. Isaac Herzog, dhe Zonjës së Parë të Shtetit të Izraelit, znj. Michal Herzog, në një pritje festive së bashku me Korin Diplomatik, në rezidencën presidenciale në Jerusalem, me rastin e Vitit të Ri Hebre 5783, Rosh Hashanah.

Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.

“Me rastin e shënimit të Vitit të Ri Hebre 5783, Rosh Hashanah, me ftesë të Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shkëlqesisë së Tij z. Isaac Herzog, dhe Zonjës së Parë të Shtetit të Izraelit, znj. Michal Herzog, mora pjesë në një pritje festive së bashku me Korin Diplomatik, në rezidencën presidenciale në Jerusalem.

Gjithashtu, në kuadër të shënimit të Vitit të Ri Hebre, me ftesë të Shkëlqesisë së Saj Ambasadores zn. Aliza Bin-Noun, njëherësh Drejtore Politike në ardhje e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, dhe Shkëlqesisë së Tij Ambasadorit z. Gil Haskel, Shef i Protokollit të Shtetit, së bashku me Korin Diplomatik, mora pjesë në ngjarjen “Nga ferma në laborator – prodhimi i ushqimit një një botë me ndryshim klimatik”.

Kjo ngjarje ishte pjesë e përpjekjeve të MPJ të Izraelit për të rritur bashkëpunimin global drejt Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që do të mbahet më 6-18 nëntor 2022, në Sharm El Sheikh të Republikës Arabe të Egjiptit”, shkruan ambasadorja e Kosovës në postimin e saj në rrjetet sociale.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.