Zgjedhjet e 1 nëntorit në Izrael, Peleg: Jam e emocionuar të votoj në Tiranë

Stafi izraelit i ambasadës votoi në Tiranë, për zgjedhjet e reja parlamentare të 1 nëntorit në Izrael


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg dhe stafi izraelit i misionit diplomatik votuan në Tiranë për zgjedhjet e reja parlamentare të 1 nëntorit, ku edhe nga do të dalë qeveria e re izraelite.

“Votimi është detyrë dhe privilegj. Më 1 nëntor, Izraeli do të votojë për një qeveri të re. Sot ambasadat tona izraelite votojnë dhe festojnë demokracinë. Jam e emocionuar të votoj këtë herë në Tiranë. ????”, shkruan ambasadorja Peleg në postimin e saj në Twitter.